E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raporti i ODIHR, Bylykbashi: Do listojë shkelje të rënda. Shteti duhet t’i shërbejë individit, nëse zgjedhësit trajtohen si dele…
Politikë

Raporti i ODIHR, Bylykbashi: Do listojë shkelje të rënda. Shteti duhet t’i shërbejë individit, nëse zgjedhësit trajtohen si dele…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ndërsa komentoi raportin paraprak të OSBE/ODIHR, tha se zgjedhësit kanë qenë nën presion nga të gjitha palët politike në Shqipëri

I ftuar në emisionin “A show” në News, Bylykbashi  tha se të dhënat e sotme të misionit të OSBE, do të jenë thjesht një parathënie e një raporti, i cili sipas tij, do të jetë i mbushur me shumë problematika.

 

 

“Republika ka rënë. Qasja e tyre mund të jetë e ndryshme për mënyrën se si e shohin ata. Ne duhet të ndryshojmë sistemin kushtetues me të cilin qeverisen shqiptarët. Nëse politike se ka kuptuar ende, qytetarët ndoshta ende se perifrazojnë në këtë lloj formë , por po e kërkojnë praktikisht këtë gjë. Ajo që dëgjuam sot nga OSBE/ODIHR është thjesht parathënie e një raporti, që do të listojë shkelje të rënda. Unë nisem nga ajo që tha shefja e misionit të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet në çafër syri do t’i shohim nga interesi politik apo nga ai i zgjedhësve. Votimi në vetvete nuk i bën zgjedhjet zgjedhje. Nëse zgjedhësit trajtohen si dele, këtu është themeli i asaj ku njerëzit kërkojnë shtetin e së drejtës, pasi shteti duhet t’i shërbejë individit”-tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.