Raporti i PD, për mandatin e Olta Xhaçkës: Të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese dhe të konstatohet papajtueshmëria

Në raportin që është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, ndër të tjera thuhet se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për mandatin e deputetes socialiste si dhe të konstatojë papajtueshmëri për mandatin e saj.

Ndërsa bën analizën ligjore, Grupi Parlamentar i Partise Demokratike konkludon se ‘deputetja e PS-se, Olta Xhacka, njekohesisht ish minister per Evropen dhe Punet e Jashtme, ndodhet ne kushtet e papajtueshmerise, cka duhet te sjelle edhe perfundimin e mandatit te saj. Per kete arsye, me shkresen nr. 2283 prot., 17 date 20.06.2022, i eshte drejtuar Kuvendit te Shqiperise me nje mocion per ndjekjen e procedures parlamentare per konstatimin e pavlefshmerise dhe mbarimit te mandatit te deputetes Olta Xhacka”.

Sipas PD deputetja dhe ish ministrja per Evropen dhe Punet e Jashtme, Olta Xhacka ndodhet ne kushtet e papajtueshmerise,  pasi shoqeria “AG.TCC” sh.p.k., e cila ndodhet ne pronesi te bashkeshortit te saj, Artan Gaci,  ka perfituar te drejta pasurore mbi pasurine e shtetit.

“Konkretisht, si rezultat i perdorimit te brigjeve te detit, e cila perben pasuri shteterore, per instalimin e stacioneve te plazhit ne fshatin Gjileke, Himare, shoqeria “AG.TCC” sh.p.k., ne bashkepronesi te bashkeshortit dhe te deputetes Xhacka, do te siguroje te ardhura, cka perben qartazi nje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit.”, thuhet ne raport.

23raporti 1

Publikuar nga Publik Media