E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Raporti i S&P, Ahmetaj: Notë tjetër pozitive për ekonominë
Politikë

Raporti i S&P, Ahmetaj: Notë tjetër pozitive për ekonominë

“Raporti i Standard and Poor’s, pas FMN, një tjetër notë pozitive për ekonominë shqiptare!”, shkruan ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj teksa ka publikuar të dhënat e raportit të S&P.

Në raportin e fundit për Shqipërinë konfirmohet vlerësimi B+ dhe perspektiva e qëndrueshme për periudhën në vijim.

STATUSI I AHMETAJT

• Rritja ekonomike konfirmohet në 4.2% për vitin 2018;

• Vlerësohet vazhdimi i konsolidimit fiskal, ulja e mëtejshme e borxhit publik dhe deficitit;

• Përmirësimi i klimës së biznesit dhe investimeve të huaja, që do të mbeten solide edhe përgjatë viteve në vijim.Agjencia globale e vlerësimit të riskut të kreditit S&P ka publikuar raportin e saj më të fundit për Shqipërinë në të cilin konfirmohet vlerësimi B+ dhe perspektiva e qëndrueshme për periudhën në vijim.

S&P vlerëson me nota tejet pozitive performancën fiskale të ekonomisë dhe thekson se Shqipëria në aspektin fiskal performon më mirë se vendet fqinje në rajon me renditjen B+, si rezultat i rritjes ekonomike të shëndetshme dhe angazhimit të qeverisë për uljen e vazhdueshme të borxhit publik, në zbatim të Ligjit Organik të Buxhetit. Borxhi publik do të vijojë trajektoren ulëse, drejt nivelit 60% në 2022.S&P vlerëson se rritja ekonomike në periudhën në vijim do të mbështetet tek rritja e konsumit dhe punësimit.

Perspektiva pozitive në afatmesëm dhe afatgjatë, reflekton:

• Zgjerimin e ekonomisë shqiptare me mesatarisht 4% përgjatë viteve në vijim, e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe eksportet, kryesisht ato të shërbimeve;

• Uljen e mëtejshme të deficitit fiskal;

• Uljen graduale të deficitit të llogarisë korrente, i cili do të mbulohet kryesisht nga flukset e investimeve të huaja direkte.

• Rritjen e qendrueshme të të ardhurave, mbështetur nga performanca e fortë ekonomike dhe mirëadministrimi

Vazhdimi i reformave, është kusht i rëndësishëm për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa Shqipëria mund të përfitojë nga projekte investimesh të huaja direkte me bazë të gjere, në sektorë me vlerë të shtuar, sikurse ka filluar tashmë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, apo shërbimet e biznesit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.