E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rasti Artan Hoxha / Gjykata e Strasburgut kryqëzon Adriatik Llallën
Uncategorized

Rasti Artan Hoxha / Gjykata e Strasburgut kryqëzon Adriatik Llallën

Në një vendim të dhënë pak ditë më parë Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka dalë në mbrojtje të gazetarëve, duke theksuar se të urdhërosh një gazetar për të dhënë dëshmi mbi një burim nuk është e justifikuar.

Gjykata u shpreh për ngjarjen që nisi në 2012 nga gazetarja norvegjieze Cecilie Langum Becker, e cila ishte e urdhëruar të jepte dëshmi për kontaktet e saj me burimin në lidhje me një artikull që flet për kompaninë Norvegjeze të naftës.

Gjykata Europiane ka konfirmuar që e drejta e Zonjës Becker si gazetare është të mbajë burimet e saj konfidenciale, dhe kjo e drejtë nuk mund t’i hiqet. Në aktgjykimin e dhomës për çështjen , Gjykata Europiane vendosi në mënyrë unanime që ka pasur shkelje nga Norvegjia në nenin 10 në Konventën Europiane të të drejtave të njeriut, që është liria e të shprehurit.

Ky vendim është një shpullë e fortë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, drejtuesin e saj Besim Hajdarmataj, dhe Kryeprokurorin Adriatik Llalla, të cilët prej më shumë se një viti kanë sekuestruar celularët e gazetarit Artan Hoxha, pasi e shoqëruan për më shumë se 4 orë në ambientet e Prokurorisë.

Në atë kohë në studion e emisionit “Opinion” gazetari Hoxha theksoi, se piloti Guido Guidi, i rrëzuar me një avion sportiv në Ishëm të Durrësit kishte arritur një marrëveshje me prokurorët dhe ishte lënë i lirë.

Pas kësaj deklarate pa dalë nga studioe e “Opinion”, Artan Hoxha shoqërohet në Prokurori për tu marrë në pyetje, dhe nga prokurorët i është kërkuar pikërisht: të tregojë burimet e tij. Ai ka refuzuar, dhe për këtë arsye prokuroria i ka sekuestrauar telefonat që ia mban prej më shumë se një viti, duke shkelur vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Adriatik Llalla dhe Besim Hajdarmataj, duke shkelur kompetencat e tyre ligjore, i kanë kërkuar gazetarit të tregojë burimet dhe pasi ky ka refuzuar i kanë sekuetruar telefonat, për t’i zbuluar më tej se kush ishin informatorët e gazetarit Hoxha.

Sot pas më shumë se një viti, piloti italian Duido Guidi është i lirë, Artan Hoxha pa telefonat e tij, ndërkohë që personat që duhet të vendosen në bankën e të akuzuarve janë Besim Hajdarmataj dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, të cilët kanë shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut, duke detyruar gazetarin që të tregojë burimet e tij të informacionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.