E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
REAGIMI I FORTË I BASHËS: 30 QERSHORI ËSHTË VARREZA POLITIKE E EDI RAMËS
Politikë

REAGIMI I FORTË I BASHËS: 30 QERSHORI ËSHTË VARREZA POLITIKE E EDI RAMËS

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestën e nëntë kombëtare tè opozitës, e cila do të mbahet më 21 qershor.

Përmes një statusi në Facebook, Basha shprehet se 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të Avdylajve dhe bandave të krimit.

Sipas Bashës, tani është koha për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarëve.

‘30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas. 21 Qershor’, shkruan Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.