E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon Endira Bushati e cila  u përfol si anëtare e bordit drejtues të “Bindja Demokratike”
Politikë

Reagon Endira Bushati e cila u përfol si anëtare e bordit drejtues të “Bindja Demokratike”

Partia e re “Bindja Demokratike” pritet të regjistrohet në gjykatë, ndërsa në media është përfolur se pjesë e bordit drejtues është edhe ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati, një kritike e hapur e kreut demokrat, Lulzim Basha.

 

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo thotë se pavarësisht kundërshtisë që ka ndaj lidershipit të PD-së, po vazhdon karrierën e saj akademike.

Bushati mohon që të jetë pjesë e bordit drejtues të partisë së re që pritet të drejtohet nga Astrit Patozi.

Reagimi i plotë i Endira Bushatit:

Për shumë kohë, kam folur e shkruar mbi median dhe rolin e saj në Shqipëri, për mënyrën se si “shiten” lajme pa u verifikuar dhe pa më të voglën etikë profesionale….

Ka rreth 2 orë që gazetarë, kolegë e miq, më njoftojnë se unë qenkam “themeluese” e një partie….

Nuk po u vë faj për një arsye të thjeshtë:

Është e vërtetë që unë jam shprehur kundër mënyrës së drejtimit të PD-së nga Lulzim Basha….

Vazhdoj t’u qëndroj të gjithave çfarë kam thënë që pas humbjeve të zgjedhjeve të 2017!

Dhe kam pasur bindjen, që herët a vonë, vakumi i krijuar në frontin opozitar do të plotësohej me forca të tjera politike….

Por….(dhe ka një “por” të madhe)….

Sado që unë, mund të mbështes apo përkrah, programe, njerëz, projekte….

Më duhet të sqaroj se aktualisht jam tërësisht e fokusuar në karrierën akademike dhe profesionale….

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.