E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon ish-ministri për shkrimin e BILD,“Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës”
Sot

Reagon ish-ministri për shkrimin e BILD,“Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës”

E përditshmja më e madhe gjermane, Bild, publikoi një shkrim për situatën në Shqipëri, me akuza të forta ndaj qeverisjes së Edi Ramës, duke shkaktuar një valë reagimesh në Tiranë. Një nga personat e intervistuar nga gazeta gjermane ishte edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Qeveria mbron mafien dhe lejon biznesin e tyre të drogës. Në këmbim, bandat dhe klanet blejnë vota për qeverinë”, tha Manjani për gazetën. Mëngjesin e sotëm, Manjani reagoi pasi disa portale e paragjykuan qëndrimin e tij për gazetën.

Ja statuasi i plotë i Manjanit

Shumë interesant konkluzioni “i njëjtë” i recituar në kor nga media të qeverisë, për shkrimin e Peter Tiede në BILD dje. Ata thonë, se shkrimi bazohet në tre fjali të miat dhe të disa të tjerëve që nuk e duan qeverinë dhe se për këtë nuk ja vlen.

Ata gjithashtu se gazetat e huaja shkruajnë atë cfarë themi e shkruajmë ne këtu. Më vjen të qesh me këtë argumentim të mjerë.

Sipas kësaj logjike del se prestigjozen gjermane BILD e kontrolloj unë…

Hahahahahahahahahahha

Duhet të kesh hall të madh të prodhosh këto fjalë e ti shesësh si argument! Tre fjali të miat në atë mori fjalësh me përmbajtje të fortë politike të autorit të shkrimit nuk janë thelbi i atij shkrimi.

Mirë është të merret seriozisht ai raport sepse e bën një media që ka ngrënë shumë koka politike në Gjermani dhe më gjerë…

Së fundi, për t’i dhënë një përgjigje konkluzionit  se “mediat e huaja shkruajnë atë që shkruajmë e themi ne këtu”. Po mirë more shokë e shoqe, le ta marrim si të vërtetë këtë gjë, pyetja është, përse BILD nuk ju citon juve por mua?!

E pra ju shkruani e flisni shumë më shumë se unë…

Ndaj lexojeni mirë atë shkrim, kundërshtojeni po të doni, por mos e relativizoni me argumente qesharakë.

Image

Image

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.