Lajmi që erdhi përtej Adriatikut se i dashuri i moderatores së njohur, Viola Spiro ishte arrestuar nga policia italiane për trafik lëndësh narkotik, sigurisht që na ka tronditur të gjithëve.
Pesha e kësaj po ndihet akoma dhe më shumë në familjen e bukuroshes shqiptare, të cilëve do t’u duhet të përballen jo vetëm me lajmet, por edhe me gjykimet e njerëzve që i rrethojnë.
Ama, mamaja e Violës ka reaguar me një status në rrjetin social Facebook, ku ka shfryrë të gjithë zemërimin e saj kundrejt mediave dhe komentuesve.
“Ktheni pasqyrën nga vetja”, – shkruan Brunilda Spiro. “Larg gjuhët e liga nga vajzat e mia! Nëse do të mundesha do t’ju thyeja gishtat ju gazetarëve, do ju nxirrja sytë, do ju shkurtoja gjuhën dhe kjo mizori do më falej nga e drejta e mëmësisë!”
Ndërkohë, ajo e ka përfunduar statusin e gjatë, të cilin mund ta gjeni mëposhtë duke thënë se bosët e drogës janë gazetarët që u pasuruan me shitjen e fjalës së lirë, që kanë vila disa milionë euro, policët dhe politikanët.



