Reagon Presidenca: U gajasën me Tao Taon, hëngri dajak të fortë
Taulant Balla ka bërë të ditur se është miratuar draft-opinioni përfundimtar I Komisionit të Venecias lidhur me dekratin e Presidentit Ilir Meta, duke thënë se ishte tepër professional, ndërsa për këtë qëndrim ka reaguar Tedi Blushi.
Zëdhënësi i Presidentit shprehet se Ballaka ‘hëngër dajak’ për propagandën dhe rrjedhjen e informacionit të raportit paraprak që u publikuar para disa ditësh.
“Propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias.
Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propogandën bajate me titra të porositura.
I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga raporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draf-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi.
Sa për Presidentin, çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS.
Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes”, shprehet Tedi Blushi.
Ditën e sotme është miratuar draft-opinioni përfundimrtar, në përgjigje të kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar për Shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta me argumentin se ka shkelur Kushtetutën me dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ndodhet në Itali dhe ka marrë pjesë në punimet e Komisionit të Venecias, nga ku ka deklaruar se draft-raporti është i plotë dhe dhe profesional.
“Draft-opinioni është i plotë dhe analiza është shumë profesionale. Kam disa propozime për amendimin e raportit. Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog mes partive. Shkeli të drejtën themelore të drejtën për t’u zgjedhur”, ka thënë Balla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



