E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
REAGON THAÇI: DISKUTUAM PËR KUFIJTË, NEVOJË E KORRIGJIMIT TË PADREJTËSIVE HISTORIKE
Politikë

REAGON THAÇI: DISKUTUAM PËR KUFIJTË, NEVOJË E KORRIGJIMIT TË PADREJTËSIVE HISTORIKE

Hashim Thaçi ndodhet gjatë ditës së sotme në Tiranë ku ka takuar kryeministrin Edi Ramës.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Thaçi shkruan se ata kanë diskutuar sërish në lidhje me çështjen e kufijvë, por këtë herë Thaçi thekson se ngritën nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike.

Sipas Thaçit, është e domosdoshme hapja e plotë e kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimi i një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike.

‘Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës’, shkruan Thaçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.