Rektor universiteti apo kryetar kooperative?!
Mentaliteti primitiv i trajtimit të një institucioni si kooperative personale buqësore ku mbjell kastraveca, qepë domate e speca për fatkeqësinë e këtij vendi është shtrirë gjerësisht në mjediset universitare dhe ti e ke të vështirë të bësh dallimin nëse përballë ke një kryetar kooperative apo rektor universiteti.
Rektori i Universitetit të Tiranës refuzon të njohë dhe të zbatojë vendimin e gjykatës lidhur me rikthimin në detyrë të dekanes së Fakultetit të Drejtësisë të pezulluar padrejtêsisht nga detyra nga vetë rektori.
E theksoj. Jemi në universitet dhe rektori nuk njeh dhe nuk zbaton vendimin e gjykatës. Nuk jemi në kooperativë bujqësore ku kryetari i kooperativës refuzon t’i njohë normën ditore një individi që nuk ka mbledhur mjaftueshëm speca, domate dhe qepë.
Kur vendimi i gjykatës nuk njihet në një universitet, në ç’vend tjetër mund të njihet?!
Stafi akademik i Universitetit të Tiranës hesht dhe kemi një dekane me një vendim gjykate në dorë përballë një rektori, që institucioni i vetëm që njeh, është vullneti i tij personal.
Post Scriptum- Mund të të japë të drejtë gjykata, por nuk të jep të drejte rektori dhe në Shqiperinë e vitit 2026 Rektori i një universiteti është mbi vendimin e një gjykate.
Elona Caslli
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



