E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Replikat e mistershme! Analisti- Bashës: A po ju shantazhon Rama me një dosje amerikane?!
Uncategorized

Replikat e mistershme! Analisti- Bashës: A po ju shantazhon Rama me një dosje amerikane?!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha është përballur me një pyetje “misterioze” nga ana e analistit Lorenc Vangjeli, i cili ju drejtua kryedemokratit me pikëpyetjen nëse ai po shantazhohet nga Edi Rama me një “dosje amerikane”.

I ftuar në emisionin Opinion, Basha i është përgjigjur analistit duke thënë se nuk e shantazhon dot kryeministri. Në përgjigje analisti ka sqaruar më tutje se fjala është për një dosje të ardhur nga Amerika në lidhje me lobimin e PD-së në SHBA. Sipas Vangjelit, dosja ka të dhëna “inkandeshente”, por Lulzim Basha është përgjigjur prerë se askush nuk ka shanse që ta kërcënojë apo shantazhojë me dosje.

Replikat

Lorenc Vangjeli: A mos ju shantazhon Edi Rama me një dosje amerikane?

Lulzim Basha: Nuk mund të shantazhojë Rama,  as PD dhe as Lulzim Bashën. Lulzim Basha nuk

është ulur kurrë me kriminel dhe s’ka bërë kurrë pazare me oligarkë. Edi Rama s’ka shanse të shantazhojë Lulzim Bashën dhe PD-në. Ai bën propagandë dhe  merret me makinacione dhe shpifje kundër opozitës.

Lorenc Vangjeli: Ke një dosje në prokurorinë e Tiranës që ka të bëj me lobimet?

Lulzim Basha: Ti nga e di e këtë gjë? Ti s’di asgjë.

Lorenc Vangjeli: Keni dijeni për këtë çështje që kanë ardhur të dhëna inkandeshente nga SHBA?

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.