E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Replikë jo me Ritën, por me mendimet e Ritës
Sot

Replikë jo me Ritën, por me mendimet e Ritës

Denis Dyrnjaja

Reagimi im i parë nuk kishte lidhje me Ritën si individ. Ndaj pas qindra mijëra komenteve, po bëj një sqarim për ata që kanë keqlexuar mesazhin tim. Rita është ashtu siç është, me fantazitë e saj, as se paragjykoj, as nuk dua t’i ndryshoj mendimet dhe fantazitë e saj, impresionuese edhe për regjisorët më ekstremë të pornografisë botërore. Është e lirë të mendojë të fantazojë trillet e saj kontroverso/seksuale. Deri kur këto mendime qëndrojnë brenda Ritës, nuk ka problem.

Problemi nis kur fantazia e Ritës e konkretizuar në inçest dhe dëshirë të shprehur për inçest, del në publik. Dhe këtu nuk ka prapë faj Rita, por ata që i hapin “Portat Mediatike” mendimeve të Ritës që i thur një poezi të tërë inçestit e definon troç dhe qartë dhe thotë fola për inçest, por nuk kisha parasysh inçestin (sqarimi i autores për poezinë Mallkimi i Parë). Dhe kur them inçest ju mos kini parasysh inçestin si akt real, sugjeron Rita.

Pra dezekujlibrimi logjik është i dukshëm dhe ky nuk është prapë problemi i Ritës, ajo thjeshtë mund ta ketë seriozisht ose jo, e bën për lojë, për provokim kjo nuk ka asnjë rëndësi. Edhe unë po të isha si Rita njësoj do të mendoja, por nuk jam si Rita dhe meqë s’jam si Rita sugjerova të mos merremi me Ritën fare. Ndaj për atë që besoj se jam dhe i përkas bëra një thirrje publike për të mos i publikuar jetimet e shfrenuara të saj dhe gjithkujt si Rita. Sepse arti dhe ndërgjegjja janë të ndarë deri kur logjika nuk funksion.

Kur logjika funksion dhe i jep kuptim atyre që lexon në vargjet e Ritës, vëllait i vjen rëndë të shohë të motrën e anasjelltas, sepse i del para Rita, jo si njeri por si poezi. Ndaj nuk është Rita problemi, por ajo që përfaqëson dhe përçon Rita. Po nëse nesër një 16 vjeçar përdhunon motrën 11 vjeçe, e një tjetër prapë, e një tjetër sërish dhe fenomeni të bëhet viral se kështu shkroi dhe predikoi Rita, në fund të fundit se kështu e kuptuan ata që lexuan poezinë e Ritës do bëjmë bëjmë lajme dhe emisione për këtë skandal. Pra në mënyrë hipokrite do merremi me pasojën, jo me shkakun. Nëse nesër nesër ndodh një inçest nuk kemi pse të fajësojmë dhe gjykojmë protagonistët, ata janë viktima, fajtorë pa faj në aksion. Madje fajtore nuk është as Rita, as fantazitë e saj porno/tribale.

Fajtorë jemi ne që i japim hapësirë dhe vëmendje mediatike të tillë individëve që në Europë dhe botë civilizimi i konsideron si mbetje ciklike. Ky është tribalizëm i mveshur me pseudomodernizim!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.