E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Replike miqesore me tezat e mikut Redi Shehu. Muc Nano, Kadare, Blushi
Uncategorized

Replike miqesore me tezat e mikut Redi Shehu. Muc Nano, Kadare, Blushi

Kreshnik Osmani

 Shqiptaret kane nevoje per pergjigje, te cilat nuk po i marrin!

Qe ne fillim te kesaj replike, i kujtoj muslimanit simpatik, mikut Redi Shehu, qe repliken time do ta paraprije nje sqarim i shkurter rreth situates se pergjithshme te muslimaneve ne menyre qe te qartesohen ata qe nuk jane te qarte dhe me pas do te hyj direk e ne thela. Keto jane gjera qe nuk thuhen ne tv dhe qe kane lidhje direkte me debatin e madh qe po ndizet ne Shqiperi.

Me shume kenaqesi dhe dashamiresi degjoj dhe lexoj here pas here komunikimin mediatik te Redit me shqiptaret dhe te them te drejten ai ia del mbane ne me te shumten e rasteve qe te percjelle iamzhin e nje muslimani te mencur i cili sulmon dhe kundershton me mencuri te gjitha perpjekjet per te margjinalizuar muslimanet ne shoqerine shqiptare. Duke qene se Komuniteti Musliman Shqiptar ka vite qe eshte shnderruar ne nje shkretetire qe nuk prodhon asnje pike feje e mendimi fetar. Duke qene se ky institucion merret prej vitesh vetem me shitblerje e dallavere pronash vakef, fusha ka mbetur plotesisht bosh dhe Redi perpiqet me te gjitha format te njome fytin e besimtareve si nje oaz ne mesin e shkretetires duke i ofruar doza te mira feje dhe mendimi. Kete shkretetire informacioni e shfrytezojne edhe tyrlilloj injoranti e debili tjeter i vetequajtur imam apo mullah apo sheh, qe po bejene namin neper qoshet e ndryshme te Shqiperise apo ku ta di une se cfare dhe ne Shqiperi vetem nje Zot e di se cafre po ndodh. Krismen keni per ta degjuar me vone.

Komunitetit Musliman Shqiptar duke qene se eshte i mberthyer prej 15 vitesh nga sekti Gylen, nuk ka asnje interes t’u shpjegoje shqiptareve as medias, as intelektualeve shqiptare islamin. Ata e duan KMSH per te mbuluar kolegjet, shkollat, universitetet, bizneset dhjetera e qindra miloneshe (dollare), portalet, strategjite e tyre per te penetruar politikisht etj. Po t’i keni analizuar me kujdes ata kane vetem nje veprimtari. Kujdesen qe t’i tregojne SHIKU-t, ambasadave te hauja, Qeverise Shqiptare dhe institucioneve nderkombetare qe keta jane nje agjensi, apo sektor, apo departament, apo njesi, apo nje zyre e Ambasades Amerikane apo e Departamentit Amerikan te Shteit, ne menyre qe te mbrohen prej sulemeve te hasmit te tyre Erdogan. I keni vene re keta?! As prononcohen per asgje, as nuk flasin, as nuk deklarohen, as nuk kane staf, as ekip dhe asgje.

Detyra e ketyre eshte te dalin tek Zeri i Amerikes dhe te flasin per ekstremizmin e dhunshem dhe per paqen e leshit dhe te preshit. Puna e ketyre eshte te thone: “Per koke te mamit ne jemi cuna te mire dhe te edukuar shume.” Keta nuk e kane kokrren e idese as se cfare eshte paqja as se cfare eshte lufta. Kane blere edhe disa analiste dhe gazetare prej zerave publike qe u bejne makiazhin kur eshte nevoja dhe dalin ne televizor per te thene qe keta te Komunitetit Musliman jane sic i ka lere nena prej barkut. Cuna te mire si qofte qe nuk ua ka puthur buzen askush tjeter pervec mamit te vet. Ju e dini mire. Po bere dy poza me ambasaden amerikane, nja dy poza tek Zeri i Amerikes dhe po fole pak anglisht, mund t’i genjesh shqiptaret rehat fare se qenke proamerikan dhe mund te besh me pas cfare te duash, sepse shqiptaret u besojne pergjithesisht atyre qe jane me amerikanet. Nuk keni pare si i ka vjedhur e shpartalluar politika prej 25 vjetesh?! Te gjithe keta maskarenj e hajdute kane qene me Ameriken dhe vazhdojne te jene. Por kjo nuk do te thote aspak qe ata nuk jane maskarenj e hajdute. Amerika nuk ka per detyre t’ju shpetoje ju prej hajduteve.

Mbajeni mend mire kete. Ata takohen me hajdutin, me banditin, me kriminelin dhe me te gjithe, por ne fund fare jeni ju ata qe vendosni. A nuk kane dale tek Zeri i Amerikes per intervista te gjithe keta hajdutet qe z. Lu kerkon t’i coje sot ne sater nepermjet vetting-ut?! A nuk i meson ai gjithmone shqiptaret qe te ngrihen dhe t’i rrezojne hajdutet sepse do te kene gjithmone perkrahjen e Amerikes?! Per te gjithe njerezit qe nuk kane informacion duhet te dine dhe te kuptojne se prej disa muajsh ne Komunitetin Musliman Shqiptar zhvillohet nje lufte e madhe e pergjakshme qe mbahet nen kontroll me kujdes qe te mos dale ne publik se kush do ta marre ate nen kontroll. Sekti i gylenxhinjve apo sekti i erdoganxhinjve. Gylenxhinjte jua kam treguar. Ndersa te vetshpallurit erdoganxhinj jane disa monstra qe dalin rralle ne tv, per te mos thene hic fare. Jane raca me injorante, me idiote dhe me hajdute qe mund te keni pare ndonjehere dhe qe mund ta keni imagjinuar. Theksoj. Jane te veteshpallur si erdoganxhinj. Nuk kam informacion se cilat jane lidhjet e tyre te verteta. Jane Perversitet i plote.

Lutem dhe uroj nate e dite qe te mos jete e vertete se ata jane projekti alternativ. Per kete arsye ka kohe qe ai institucion ka rene murtaja dhe nuk merret me detyrat qe ka, sic ka qene historikisht, por merret vetem me shitblerje pronash dhe me politike. Merret me politike sepse politika e di mire se cfare perfaqeson ai institucion. Kontrolli ndaj ketij institucioni eshte perpjekje per te influencuar politikisht ne Shqiperi dhe kjo nuk ka asnje lloj dyshimi. Muslimanet shqiptare do te jene nje faktor shume i rendesishem dhe percaktues ne zhvillimet politike te se ardhmes dhe jarge te medha gjeopolitike leshohen per te marre nen kontrolll ate institucion. Kete e di mire edhe z.Lu. E di mire edhe ambasadori Rus ne Tirane.
Tashme le t’i kthehemi replikes me mikun tim Redi Shehu.

I dashur Red!

Te kam vene re dhe me pelqen shume qe kujdesesh te percjellesh nje imazh spektakolar ne media. Kete e ben qofte nepermjet artikulimit qofte nepermjet gjestikulacioneve. Perdor mrekullisht ironine, nervin, grintën, nuk ke asnje kompleks prej bjondeve dhe bruneve kinge me te cilat te rrethojne here pas here nga te gjitha anet e keshtu me radhe. Stilolapsi qe mban ne dore kur flet neper studio percjell mahnitshem imazhin e nje njeriu te shkolluar e te arsimuar mire, qe nuk ka alergji prej shkrimit e kendimit. Tregon gjithashtu qe je i shume i lidhur me publicistiken. Pra, ne nje fare ti e njeh mire artin e komunikimit dhe ate qe quhet “Body Language” apo gjuha e trupit.
Kujdeseni ne menyre te panderprere qe te theksoni se nuk jeni nje teolog. Edhe ketu te jap te drejte por na duhet te sqarojme njerezit.

Teologji ne islam nuk ka. Ky eshte term kristian qe nuk ka lidhje me islamin. Vellezerit tane te krishtere kane teologji. Muslimani nuk mund te jete teolog. Teolog eshte diksuh qe merret me shpjegimin e Hyjit apo te Zotit. Islami nuk eshte teologji. Kete e dine mire edhe amerikanet. Islami eshte alternative gjitheperfshirese. Eshte lufte, eshte paqe, eshte ekonomi, eshte biznes, eshte familje, adhurim, martese, divorc, dashuri, urrejtje, eshte sociologji, kimi, biologji, media, publicistike, art, kulture, qiradhenie, shitje, blerje. fashion, muzike, burse etj. Islami pushon se qeni islam nese nuk eshte te gjitha keto.

Kete e dine mire edhe amerikanet Red. Perkujdeseni vazhdimisht per te thene qe nuk jeni teolog, sepse e ndjeni te nevojshme te beni dallimin ndermjet vetes dhe ndermjet tyrlilloj idioti qe eshte deiplomuar per fe ne universitete fantazmash. Red, njerezit e kuptojne qe ti je ndryshe dhe nuk eshte e nevjshme ta perserisesh here pas here qe nuk je teolog. Nuk je teolog do te thote qe nuk jam rryp, apo idiot dhe ti ke te drejte, sepse lloj lloj rrypi e idioti na prezantohet dhe i prerezantohet shqiptareve si teolog dhe njerezit ia ka kapur frika. Njerezit kane te drejte Red. Edhe Muci, edhe Kadare edhe Bludhi edhe shume te tjere kane te drejte te kene pyetje dhe dilema, por edhe bukuroshet tendencioze kane te drejte te kene pyetje dhe dilema dhe ato meritojne nje pergjigje te cilat ju ua jepni mire sipas profesionit tuaj.

Te gjitha ato ajete e hadithe qe permend Muci jane aty ne Kuran dhe tek al Buhariu dhe kur nuk e keni pergjigjen e duhur, mos ndryshoni temen. As mos devijoni. Thuajuni atyre ne studio ftoni hoxhallaret t’ju shpjegohen per kete. Nuk eshte turp te thuash nuk e di kete sepse nuk eshte fusha ime. Njerezit kane te drejte te marrin pergjigje dhe ata qe i kane pergjigjet duhet t’ua japin ato. Ju tregoj se ne Shqiperi ka hoxhallare te mencur e te nderuar qe i njohin mire bazat e juridiksionit islam por nuk dalin ne tv sepse nuk kane lidhje me pronarin e Opinionit apo me pronaret e televizioneve. Pra i dashur Red, thuaju atyre qe ti nuk je hoxhe, por mos u thuaj se nuk je teolog sepse teologji ne islam nuk ka.

2. Sa i perket perplasjes se qyeteterimeve.

Ju potenconi se ka vetem perplasje injorancash dhe kjo per mendimin tim nuk eshte e vertete. Ka nje lufte te madhe qyteterimesh miku im dhe ajo eshte lufta per te dominuar ne rrafshin Global dhe lufte per te devijuar dhe per te deformuar strukturen kulturore, etinike dhe zakonore te popujve neperpjet maskes se fese dhe here te tjera me masken e globalizmit. Lufta ndermjet Lindjes dhe Perendimit eshte per dominance ekonomike dhe politike globale dhe kjo nuk eshte aspak e fshehte. Te gjitha konfliketet globale sot kane vetem nje titull kryesor. Luften per kontroll te burimeve te energjise dhe te pozicioneve gjeografike strategjike. Kjo eshte nje lufte e hapur dhe secila prej paleve per te justifikuar fetarisht aksionin politik perdor islamin dhe krishterimin.

Ne qofte se nuk i themi gjerat ashtu sic jane nuk mundemi t’i korigjojme ato.
Perkatesisht Lindja dhe Perendimi kane projekte per te dominuar boten dhe kjo nuk eshte e fshehur per askend. Ka nje perplasje kush do te dominoje Lindjen e Mesme. Ka nje perplasje dhe nje lufte te Madhe sepse Rusia po rikthehet me fuqi ne Lindjen e Mesme. Ka nje perplasje per te kontrolluar Ballkanin, ndermjet Turqise, Moskes, Amerikes dhe Gjermanise. Ka nje perplasje ndermjet boshtit lindor dhe atij perendimor te qarte si drita e diellit. Ka nje lufte dhe nje perplasje per te krijuar ekujlibra te rinj gjeopolitike dhe Putini po perpiqet te terheqe muslimanet per tek boshti ortodoks me mjeshteri, per t’i larguar prej boshtit katolik dhe atij protestant.

Ka nje perplasje ndermjet Kines dhe SHBA-ve miku im. Ka nje shfarrosje te muslimaneve ne Burma si nje parapregatitje qe te nise nje tjeter xhihad Amerikan kunder Kines Komuniste ne rajonet e Kines Perendimore e ngjashme me revanshin xhihadist amerikan kunder Rusise ne Afganistan ne vitet 85. Ka nje perpjekje te Turqise per te shantazhuar Boshitn Amerike-Nato, duke flirtuar me Rusine. Ka nje perpjekje te BE-se per te mbrojtur veten prej shkermoqjes pas tendencave ruse per te sponsorizuar te djathten ekstreme ne Europe. Ka tendenca te Turqise per te kaluar ne boshtin lindor si kercenim perfundimtar per boshtin Euro Atlantik dhe tashme prite zyrtarisht te shpallet divorci, nese nuk vjen karamelja qe duan dhe kerkojne. Ka nje tendence qe Kina te dominoje Afriken miku im. Ka nje tendence qe boshti Lindor te krijoje nje aleance me Ameriken Latine dhe kjo u pa qarte tek flirtimi ndermjet Erdogan dhe Maduros se Venezueles.

Ka nje agresivitet te forte te boshtit ortodoks ne ballkan per te krijuar ekuilibra te reja te balancave gjeopolitike ne rajon dhe kjo eshte shum e qarte gjithashtu. Ka nje perplasje te forte mik, ndermjet Lindjes dhe Perendimit i cili po financon politikisht nje pyke te re krahas Izraelit ne Lindjen e Mesme dhe ai eshte Kurdistani. Keshtu pra, ka nje lufte qyteterimesh e cila sapo ka nisur dhe eshte shume e rendesishme qe njerezit te marrin pergjigjet e tyre. Eshte e paimagjinueshme qe te mesojme dike se cfare duhet te beje dhe nga duhet t’ia mbaje por duhet patjeter qe t’u tregojme njerezve se qyeteterimet nuk jane nocione te ftohta qe perfaqesojne zakone popujsh dhe tradita kulinarie apo veshjeje. Qyeteterimet sot kane projekte politike per dominace globale dhe jemi vetem ne fillimin e perplasjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.