Reportazh/ Gruaja turkmene që njeh Skendebeun!
Vendi ish sovjetik Turkmenistani, me popullsi rreth 6 milionë banorë sopo zbret ne aeroport të duket një botë tjetër. Kontrolli i hollë, pyetjet të ndryshme janë normale për një gazetar të huaj aq më shumë nga Shqipëria që nuk e njohin.
Të gjithë rrudhin buzët kur u thua jam nga Shqipëria. Një botë tjetër nga e jona. Zakonet dhe veshja e tyre janë të vecanta dhe gjuha e tyre i ngjan turqishtes dhe arrijnë të kuptohen me nje turk. Policia është prezente në cdo ambjent. Befasia ishte në restorantin “Merdem” pronarja e restorantit një grua shumë elegante dhe plot finesë, na pyet nga jemi. Surpriza… Unë njoh Skanderbeg Arnaut. Pastaj një foto me Leila dhe Ajsha pasi u befasuam Lejla është gati të shpjegojë me detaje për historinë e Skanderbeg.
Ajo ishte nje mesuese historie dhe tani është një biznesmene e sukseshme. Ajo nuk di me shumë për Shqipërinë por ka dëgjuar për regjimin komunist sepse edhe Turkmenistani ka qenë republikë e Bashkimit Sovjetik. Të përmendin emrin e diktatorit Hoxha.
Presidenti i tyre është Gurbanguli Malikguliyewic.
Rroga mesatare është 400 $. Ky vend është i pasur me naftë dhe gaz. Turizmi ka një rritje në 10 vjecarin e fundit. Avazan është një qytet mjaft i famshëm bregdetar ne Turkmenistan. Feja e tyre është mbi 80% e fesë muslimane. Pjesa tjetër i përkasin feve të tjera.
Jeta e natës është e kufizuar dhe alkoli lejohet vetëm në lokale të vecanta. Infrastruktura është Zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit. E lëmë kryeqytetin e Turkmenistanit dhe kthehemi në aeroport me shijen e mirë se një mësuese historie njihte Skanderbegun tonë të lavdishëm.
Mirupafshim Lejla dhe je e mirëpritur në vendin e Skanderbegut Shqipëri./ PUBLIK.live/Pren Thaqi, Ashgabat, ?? Turkmenistan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


