E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Requiem për Shtetin Shqiptar
Sot

Requiem për Shtetin Shqiptar

Adriatik R. Dosti

Ky shtet që ri, erdhi në fuqi përmes cubave e bandave ….
Ky shtet që vazhdon prej 27 vjetësh të jetë ende në fuqi përmes vrasësve e kriminelëve …
Ky shtet qe është pasues e trashëgimtar i shtetit sadist komunisto – bolshevik të Diktatorit Hoxha
Ky shtet qe meriton te quhet ”Shteti i perjetshëm i 97”
Ky shtet ku vrasja e ditëve të fundit të një ish funksionari të lartë të Policisë ishte thjesht vrasja e radhës…
Ky shtet që ka percjellë në heshtje e injorim vrasjet e bujshme të Deputetit Azem Hajdari, te Kolonelit Gani Malushi, të Gjyqtarit Konomi, te Bankierit Santo, të disa pjestarëve të forcave te ndërhyrhjes së shpejtë e Renea..në Lazarat, Lezhe, Vlor
ë, Shkodër , Tiranë etj etj , të vrasjes se turistëve të huaj e të pa mbrojtur në territorin e tij . Ky shtet që bën sehir pas rrahjes e gjymtimit të gazetarevë e djegjes se redaksive të shtypit të lirë ,të vrasjes me pagesë të dhjetëra e dhjetëra biznesmenëve por edhe qytetareve te thjeshte
Ky shtet i lindur nga krimi e i sunduar prej tij për dekada me radhë…
Ky shtet i drogës dhe i prostitucionit, i korrupsionit ,mafias.. e pa drejtësisë
Ky shtet qe po na vret cdo ditë një e nga një të gjithëve .
Ky shtet nen ombrellen e të cilit kurrën e kurrës nuk do të mund të gjejmë dot as të drejtën me minimale dhënë nga Zoti për të jetuar !
Ky shtet ku Parlamentin e Qeverine i ka të mbushur me kriminelë ordinerë, hajdutë, tutorë kurvash e biznesmene droge ..
Ky shtet qe ka kohë qe punon për serbin e grekun e kurrë për shqiptarët!
Ky shtet qe na e ka shitur prej kohesh Atdheun tonë e qe vetë jeton në parajsë ..përballë fukarallikut tonë ekstrem…
Ky shtet koncensionesh , tradhëtarësh.. e të pa shpirtë
sh që burgos ata që nuk arrijnë të paguajnë dot një faturë minimale të dritave a të ujit a që detyrohen te vjedhin një bukë për të mos i lënë të flenë në krevat të uritur femijet e tyre!
Ky shtet qe na detyroi te merrnim arratine nga vatrat tona ku u lindëm e duhej të vdisnim normalisht si gjithë dynjaja.. ose me saktë na perzuri e na detyroi te iknim nga syte – kembet më lot në sy nëp
ër rrugët e pa njohura të botës.
Ky shtet qe na la pa ujë, pa drita, pa punë, pa shkollë, pa drejtësi, pa shërbim shëndetësor, pa femij♪7ri, pa rini , pa pleqëri , pa të djeshme, pa të sotme e sigurisht ëdhë pa të neserme… të pa mbrojtur, fukarenj, … e deri edhe pa varr…
Ky shtet qe liron një nga një (e mire qe nuk i dekoron)  ..kriminelet më të rezikshëm të popullit të tij…
Ky shtet i grushtit a i dy gishtave lart  pavaresisht nga ngjyra politike e tij ka vetëm një ngjyre reale…ate te nates sterre e kobzeze …

NUK MERITON TE JETOJE ME ASNJE MINUTE ME SHUME
.Ndaj duhet rrëzuar e përmbysur nga themelet në menyrë që nesër të mos themi  : “o bobo ..na vrau të gjithëve. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.