Revoltohet gazetari : Zoti na ruajtë! Të paktën ai nuk shkon me pushime si shteti.
Nisur nga tragjedia e dites së shtunë dhe nga aksidenti i sotëm në Lezhe e Gjirokastër gazetari Tedi Blushi shkruan i revoltuar: Rrugët ferr! Deti makth! Pushimet ankth! Bilance lufte që kanë vënë përfund jetën! Çdo ditë! Nga toka, në det!
I vetmi që ka ikur me pushime është shteti. Që nga “shezloni” numëron për së largu viktimat që po ndahen nga jeta pa patur asnjë faj.
Ose që e patën “një faj”: që besuan se kur hynë të laheshin në det “muskujt” e shtetit nga kullat e plazhit do i ndihmonin!
Se kur hipën në makinë për të shkuar në det, shteti do ishte aty për t’ja prerë hovin “pilotit të vdekjes”!
Tani është shumë vonë. Për sigurinë e tyre, për jetën e tyre na takon të ankohemi ne! Të lutemi për ta!
Por edhe për veten: Zoti na ruajtë! Të paktën ai nuk shkon me pushime si shteti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




