E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rexhë Byberi thyen masën e arrestit shtëpiak ?!
Uncategorized

Rexhë Byberi thyen masën e arrestit shtëpiak ?!

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, vijon të sfidojë hapur ligjin dhe institucionet e drejtësisë. Sipas burimeve të besueshme, Byberi është paraqitur sot në zyrën e tij, duke shkelur kështu kushtet e masës së sigurisë të vendosur nga Gjykata.

Skandal në Bashkinë e Tropojës/ Rexhë Byberi thyen arrestin

Fotoja që e nxjerr blof

Përpjekja për të shpëtuar mandatin

Arsyeja e kësaj shkeljeje duket se lidhet me një afat ligjor që po i afrohet. Në datë 9 dhjetor bëhen tre muaj që Byberi nuk është paraqitur në detyrë, çka përbën preçedent për shkarkimin e tij, sipas nenit 62 të ligjit për qeverisjen vendore. Në një lëvizje të fundit, ai mendohet se ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e administratës, duke tentuar të sigurojë formalisht vijimin e mandatit të tij.

Në rrjetet sociale është publikuar një foto e Byberit gjatë kësaj mbledhjeje, por postimi u fshi shpejt, ndoshta për të fshehur provën e thyerjes së arrestit shtëpiak.

Skandalet e një kryebashkiaku nën hetim

Rexhë Byberi dhe nënkryetari i bashkisë, Abedin Kërrnaja, po hetohen nga SPAK për tre akuza të rënda: “Shpërdorim detyre”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Sipas hetimeve, ata kanë kryer veprime në kundërshtim me rregulloren për zhvillimin e territorit, duke miratuar projekte për hapjen e rrugëve në kundërshtim me ligjin dhe procedurat e kërkuara.

Projekti për hapjen e rrugëve “Stacioni i Anijes Palç–Guri i Lules” ka shkaktuar një dëm të dokumentuar prej 277,611,520 lekësh, siç vërtetohet nga aktet e ekspertimit.

Çfarë pritet nga SPAK?

Me shkeljen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, ligji parashikon që ndaj Byberit të kërkohet një masë më e rëndë, si arresti me burg. Tani mbetet për t’u parë nëse SPAK do të veprojë në përputhje me ligjin apo nëse Byberi do t’i shpëtojë edhe kësaj radhe pasojave ligjore.

Ky rast shton edhe një herë dyshimet mbi integritetin e drejtësisë shqiptare dhe fuqinë e SPAK për të ndjekur penalisht zyrtarët që sfidojnë ligjin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.