Richard Lukaj: Në shtëpinë tonë ç’do udhëheqës i kombit tonë, të çfarëdolloj bindjeje politike, ka qenë dhe gjithmonë do të jetë i mirëpritur
Richard Lukaj, shqiptaro-amerikani që shtroi darkë për familjen kryeministrore ka reaguar përmes llogarisë së tij në Facebook lidhur me spekullimet e medias në Shqipëri..
Statusi i plotë i Richard Lukaj:
Jam ndjerë shumë i befasuar kur mora lajmë që gjatë kësaj fundjave media shqiptare ishte e turbulluar nga spekulimet rreth darkës së këndshme me kryeminstrin e shqipërisë dhe bashkëshorten e tij në shtëpinë tonë këtë të enjte të kaluar.
Në shtëpinë tonë ç’do udhëheqës i kombit tonë, të çfarëdollojë bindjeje politike, ka qenë dhe gjthmonë do të jetë i mirëpritur. Kemi mirëpritur liderët e zgjedhur nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, SHBA dhe Zvicëra – në fakt nga ç’do vënd ku jetojnë shqiptarë.
Përsa i përket politikës sime, unë personalisht kamë qen Republikan per shumicen e jetes dhe vetëm kohët e fundit zgjodha të jem i pavarur (Independent). Gjithsesi, kam dhe gëzojë relata të mira me miq të mirë nga të dyja palët (Demokratë dhe Republikanë).
Të jemi të qartë, e gjithë puna dhe përfshirja jonë në rajon ka qenë dhe mbetet punë filantropike dhe nuk kemi asnjë aksione në asnjë kompani në rajon.
Dhe përsa i përket ABI, ndihem i nderuar të jem ftuar nga miku im i hershëm Andi Ballta për të ofruar këshillë dhe suport në vendim-marrje për një nga investimet më të mëdhaja ne Shqipëri nga një fond Amerikan. Dhe besoj se po e kryej këtë detyrë në mënyrën më të mirë të mundëshme.
Gjithashtu desha të adresojë faktin që një numër i shumtë i artikujve e kanë përcaktuar origjinën time sikur nga Kosova. Megjithëse origjina e familjes sime është nga fshatrat përmes Shkodrës dhe Ulqinit dhe gruan e kam nga Devolli (afer Korçes), unë personalisht asnjëherë s’kam konsideruar kufijë përmes territoreve shqiptare ku bëhet fjalë për shqiptarë etnik.
Siç dhe vetë kryeministri Rama pohoi gjatë takimit tonë, unë kurrë s’kam miratuar apo mbështetur asnjë parti politike apo kandidat politik shqiptar dhe thjesht kam ofruar ndihmën time gjithkujt që me ka kërkuar mbështetje apo asistencë për punët e tyre në të mirën e shqiptarëve kudo.
Kam bërë propozime për projekte të ndryshme dhe investime në rajon por ansjë nga këto nuk është pritur me pozitivitet e si pasojë as nuk është bërë realitet. Ndërkaq, shpresoj që një ditë ambjenti shqiptar të jetë i favorshëm dhe mikëpritës për shqiptarë si unë që dëshirojmë të investojmë per t’mirën e vendit dhe të zhvillojmë biznese të reja e produktive në rajon. Deri tani, vlerësimi im është që insititucionet, media dhe faktorë të tjerë e bëjnë shumë të vështirë zbatimin dhe implementimin e kësaj dëshire.
Megjithatë, vazhdojmë të jem optimist që e ardhmja do të na sjellë të gjithëve ditë më të mira.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



