Rigerta e La Sapiencës, e La Dhive, apo e La Komunizmit në Shqipërinë e 2017-ës…!?
Aleksander Rena
Mirdita, qyteti i bajrakëve, i fiseve me emër, i Gjon Markagjonit, i çetave komite kundra diktaturës, i oxhaqeve, i haneve pafund, i odave të burrave, i traditës, kulturës dhe nacionalizmit, u poshtërua nga Rigerta me fjalimin e saj të përlotur me lotët e krokodilit, ku u duartrokit nga Ruçi, Fino, Majko, Xhafa dhe e gjithë kompania e baterive të ish sistemit diktatorial.
Domosdo, që diktatura do i ketë rrënjët e pavdekshme, kur në Kuvend takohen ish sigurimsat majtas dhe djathtas me njëri tjetrin, krijesat e Enverit dhe Ramizit, pjellë e tyre politike dhe biologjike. Kështu që teatri politik i dirigjuar nga Rama dhe i duartrokit edhe nga “opozita” e 17 majit, apo nga opozita e Monës (Lëvizje sipas Interesit), u shpërnda masivisht nëpër media që opinioni publik të kishte thashethemin e radhës me ç’të merrej!
Shpërthyen rrjetet sociale, disa pro dhe disa kundër saj. Disa i matnin dhe kokën sipas lotëve dhe qyrreve që “Ajo” derdhte në foltoren e përdhosur prej 107 vitesh gati diktaturë e kontrolluar me mjeshtri dhe besnikëri të pashoq nga 95% e popullsisë bashkë me byroistët e talentuar të veshur me Luis Viton, Gucci, Prada, Hugo Boss në një Shqipëri të leckosur nga pseudo-nacionalistët, nga pseudo-demokratët, nga pseudo-njerëzit që jetojnë andej dhe që gjithë ditën merren me politikë partiake apo individësh, e lagu se lagu dhe harrojnë se të gjithë pa përjashtim vijnë nga diktatura dhe qeverisin pseudo-demokracinë e atij vendi. Pra, me pak fjalë, të rrojnë proletarët e rinjë dhe të vjetër, sepse Shqipëria nuk ka njohur kurrë qoftë dhe një ditë të vetme demokraci reale. Kjo u kuptua edhe tek Rigerta, karremi mediatik i La Dhive, që kishte mbaruar La Sapiencën në Romën e lashtë, por që dashje apo “pa dashje”, u përdor nga La Politika e Komunizmit proletar pseudo-demokratik të Shqipërisë së 2017-ës!!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



