Rikthehet rastësisht danezi Bjarke Igelsen, me Teatrin Kullë….
Dritan Laci
Danezi Bjarke Igelsen rastësisht rikthehet për të futur Teatrin Kombëtar ne një shumëkatësh gjigand Duhet të jetë rastësi që i njëjti arkitekt danez Bjarke Igelsen që në vitin 2011 kur Rama ishte kryetar bashkie donte tå fuste Xhaminë poshtë një Kulle vjen sërish pas 7 vitesh kur Rama është kryeminister për të bërë një teatër që nuk është Kullë por që është një shumëkatësh në qendër të Tiranës.
Kështu u tha edhe për Arenën Kombëtare ndërkohë që sot kemi bashkë më të edhe një 30 katësh që do jetë një hotel gjigand mbi stadiumin.
Bjarke Igelsen ka bërë vetëm kulla në punën e tij dhe asnjë teatër dhe unë në prezantimin e tij nuk degjova asnjë fjalë se si krijesa e tij do të bashkejetojë me ansamblin e arkitekturës përreth.

Rama tha që edhe Broadway është në katin e parë të një gratacele. Po Z. Rama duhet pranojmë. Eshtë fatkeqesi që New Yorku nuk ka pasur kurrë një kryetar bashkie si ti dhe ka ndërtuar gratacela pa iu dashur të japin leje ndërtimi mbi statujën George Washington siç e dhe ti mbi varrin monumental te Kapllan Pashës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



