E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RIKTHIMI I VIZAVE, REAGON KRYEMADHI: GODITJE E RËNDË PËR SHQIPTARËT! DËSHTIM I EDI RAMËS
Politikë

RIKTHIMI I VIZAVE, REAGON KRYEMADHI: GODITJE E RËNDË PËR SHQIPTARËT! DËSHTIM I EDI RAMËS

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me vendimin e parlamentit holandez për rikthimin e vizave ndaj shqiptarëve.

Në një konferencë për shtyp, Kryemadhi e cilësoi këtë një goditje të rëndë për shqiptarët. Sipas saj mocioni i parlamentit holandez tregon dështimin e qeverisë së Edi Ramës dhe nuk është ndikuar nga protesta e opozitës apo djegia e mandateve.

“Për shtetasit shqiptarë është një goditje e rëndë. Motivacioni është edhe me i rëndë pasi ka të bëjë me sigurinë kombtare të Holandës, e ndikuar nga organizatat kriminale shqiptare. Mocioni i parlamentit holandez vërtet që duhet të kalojë nëpër një procedurë të gjatë, por thelbi nuk është ky. Problemi qëndron diku tjetër. Krimi i organizuar shqiptar, destabilizimi i brendshëm është se krimi është bashkëpunëtori më i ngushtë i qeverisë shqiptare. Holanda e ka ngritur këtë çështje por ka prekur edhe vende të tjera të BE-së. Raporti i DASH e cilëson Shqipërinë si një bazë kriminale. Ky fenomen rrezikon të marrë një proces zinxhirë në debatet e ardhshme në KE. PE konfirmon plotësisht faktin se nuk janë protestat e opozitës apo djegiet e mandateve arsyeja e mos çeljes së negociatave. Shqipëria është baza operacionale e organizatave. Janë po ashtu jo djegia e mandateve por kriteret e paplotësuara të Edi Ramës, nga dështimi i i tij. Ky votim në Parlamentin e Holandës, jo vetëm që i vë dështimit të qeverisë. Për qytetarët shqiptarë ky vendim do të thotë izolim, mungesë e theksuar të investimeve të huaja. Do të thotë mungesë shprese për brezin e ri. Shqipëria ka nevojë për një politikë që ka nevojë ta drejtojë drejt Perëndimit. Këmbanat e alarmit janë shumë pranë veshëve tanë. Nuk ka më kohë për të pritur. Nuk na mbetet më asgjë tjetër vetëm reagim kombëtar”, tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.