E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rinasi aeroporti më i madh në Ballkan, tejkalon edhe Beogradin
Uncategorized

Rinasi aeroporti më i madh në Ballkan, tejkalon edhe Beogradin

Kryeministri Edi Rama, tha se për të dytin vit radhazi, Aeroporti i Rinasit është aeroporti më i madh në rajon duke tejkaluar edhe Beogradin.

Ai ka deklaruar se dikur Rinasi ishte një “kotec pulash” ndërsa ajo që është sot, është arritur vetëm me punë. Për 11 muaj, në vendin tonë, përmes aeroportit të Rinasit kanë hyrë 10 milionë pasagjerë.

“Në aeroportin e Rinasit në nëntor mbyllet bilanci me 10 mln pasagjerë. Për këdo që nuk i vjen inat pse Shqipëria ecën kështu si po ecën për shkak se ka problem mënyrën si qeveris unë dhe si qeverisim ne, më vjen shumë keq, por sot për të dytin vit kemi aeroportin më të madh të rajonit dhe jemi mbi Beogradin që ka qenë kryeqendra e këtij rajoni dhe që e ka pasur aeroportin kryesor në këtë rajon kur ne kishim një kotec pulash fluturuese në Rinas, kur pulat numëroheshin në mëngjes kur dilnin nga koteci dhe numëroheshin në darkë kur vinin në kotec.

Ju nuk e keni parë Rinasin në atë kohë, por unë e kam parë se më është dashur të fluturoj, kam qenë një nga pulat, kemi qenë në aktivitetet ndërkombëtare të basketbollit… Ishte bosh, një kamarier, një banakier. Por sot, nuk e solli koha, por e solli gjithë kjo punë kolosale që është bërë me vite”, tha Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.