E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rinia në emigrim, të moshuarit ‘hanë’ propagandë/ Pensionisti- Veliajt: Shqipëria të kishte 10 si ty!
Politikë

Rinia në emigrim, të moshuarit ‘hanë’ propagandë/ Pensionisti- Veliajt: Shqipëria të kishte 10 si ty!

Erion Veliaj ka nisur fushatën për të fituar mandatin e tretë në Tiranë dhe bazën e tij e ka tek të moshuarit, pasi rininë, me qeverisjen që po i bën Tiranës, e ka përzënë nga vendi.

Së fundmi ai ka qenë në një lagje të Tiranës për të mbjellë pemë dhe atje është pritur nga mosha e tretë. Një prej tyre i ka dalë përpara Erion Veliajt, e ka puthur si në kohën e komunizmit dhe ka lëshuar lavdëratat, që çdo shqiptar që i dëgjon i dhembin veshët.

I moshuari, i ka thënë Erion Veliajt që Shqipëria duhet të kishte nja 10 si ai, që të ishte më e bukur.

I moshuari harron që nëse do kishim dhjetë si Erion Veliaj, do kishim vjedhje të dhjetëfishtë në tenderat që jepen për Tiranën, do kishim dhjetë qytete ku dhunohen tregtarët që shesin në trotuare dhe do kishim dhjetëfish më shumë kulla oligarkësh që do i merrnin frymën këtij vendi.

Megjithatë, me largimin e të rinjve është pak e vështirë që i i moshuari të kuptojë gjendjen e Shqipërisë sot, pasi nuk ka mbetur askush t’ia tregojë dhe e vetmja gjë me të cilën ai ushqehet është propaganda e Lali Lekut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.