E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Roli i Artan Lames në grabitjen e pronave të qytetarëve nga bandat MCA, FINAL, Besa, IuteCredit e përmbaruesit
Politikë

Roli i Artan Lames në grabitjen e pronave të qytetarëve nga bandat MCA, FINAL, Besa, IuteCredit e përmbaruesit

Ish-drejtori i pandehur Artan Lame, ka urdhëruar dhe pranuar akt-vlerësime financiare të pasurive, në vlerat e borxheve të kredive 5 mijë deri 10 mijë Euro, aq sa i kanë paraqitur agjencitë e mikrokredive, kur sipas ri-vlerësimeve të kadastrës, ato kanë pasur vlera reale 50 mijë deri 100 mijë Euro…

Roli i Artan Lames në bandat MCA, FINAL, Besa, IuteCredit e

Ditën marrjes në pyetje, SPAK i ka komunikuar ish-Drejtorit të Kadastrës, Artan Lame, procedimin penal me akuzat për këto 7 vepra penale: “Shpërdorim detyre; korrupsion me falsifikime dokumentesh në bashkëpunim; përfitime të paligjshme në bashkëpunim; ndërtim pa leje; pastrim parash; fshehje të 15 pasurive dhe refuzim deklarimi”.

Por emri dhe roli i Artan Lames, ka dalë dhe në dosjen e aktivitetit kriminal të falsifikimit, mashtrimit e vjedhjes së pasurie të qytetarëve, nga agjencitë dhe zyrat përmbarimore MCA, FINAL, IuteCredit, fondi “Besa”, Zig, FLASH, STAR e ADCA.

Sipas të dhënave hetimore të BKH, deri tani është konstatuar me fakte, se Artan Lame gjatë viteve që ka qenë Drejtor i ALUIZNI e Drejtor i Kadastrës, ka bashkëpunuar me bandën kriminale të mikro- kredive dhe zyrave përmbarimore, me këto 7 veprime të paligjshme në favor të tyre:

1. Para se qytetarëve të mashtruar, t’u nisnin procedurat si gjoja debitorë të kredive, Artan Lame u ka dhënë agjencive të mikro- kredive e zyrave përmbarimore, të dhënat për pasuritë e qytetarëve, që MCA, FINAL, IuteCredit, fondi “Besa”, Zig, FLASH, STAR e ADCA i kishin piketuar për t’i grabitur.

2. Pasi ata qytetarë viktima të skermës së mikro- kredive, legalizonin ndërtime dhe i regjistronin në hipotekë, Artan Lame njoftonte krerët e grupit kriminal të mikro- kredive e zyrave përmbarimore dhe u jepte të dhënat e pasurive.

3. Në 7360 raste, me urdhër të drejtorit Artan Lame bazuar në urdhra të paligjshëm përmbarimor, qytetarëve u janë ç’regjistruar banesa, toka e njësi tregtare brenda 24 e 48 orësh dhe i kanë kaluar në pronësi bandës së mikro-kredive MCA, FINAL, IuteCredit, fondi “Besa” të Arben Meskutit, Olsi e Elda Ibro, Akan Ajdini e Bajram Muça.

4. Në 1270 raste, me urdhër të ish-drejtorit Artan Lame, pasuritë e qytetarëve viktima të mashtrimit nga banda e mikro-kredive, janë bllokuar 4-5 muaj para daljes së vendimit gjyqësor të shkallës së parë pa akt sigurimi padie dhe pa vendime të formës së prerë; madje 642 pasuri, Kadastra ua ka ç’regjistruar para nisjes së proceseve gjyqësore

5. Të gjitha ç’regjistrimet e pasurive dhe kalimi te banda e mikro- kredive, kadastra e drejtuar nga Artan Lame, i ka bërë pa vënë në dijeni qytetarët e sekuestruar.

6. Bandës së mikro-kredive, kadastra e kohës së Lames, u ka kaluar në pronësi edhe pasuri, ku qytetarët e sekuestruar kanë qenë në bashkëpronësi me një ose disa persona të tjerë, por pa lidhje bashkë- detyrimi si familjar apo dorëzanë në marrjet e kredive.

7. Artan Lame ka urdhëruar dhe pranuar akt-vlerësime financiare të pasurive, në vlerat e borxheve të kredive 5 mijë deri 10 mijë Euro, aq sa i kanë paraqitur agjencitë e mikro-kredive, kur sipas ri-vlerësimeve të kadastrës, ato kanë pasur vlera reale 50 mijë deri 1000 mijë Euro.

NË VIJIM/ Do faktojmë me prova, sa pasuri banesa, toka, njësi tregtare e troje të “viktimave” të mikro- kredive, të sekuestruara me çmime të ulëta, ka blerë Artan Lame, familjarët e tij, familjarët “Dhono” të gruas, vartës të tij në Kadastër dhe miq e shokë, me çmime 20-30%  të vlerës reale të pasurive.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.