E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Roshi: Pse Balli Kombëtar Demokrat do jetë në protestë ?
Sot

Roshi: Pse Balli Kombëtar Demokrat do jetë në protestë ?

Bindjet morale janë në themel të qënies sonë politike,sistemi ynë i referimit.
Bindja morale bazohet tek arsyetimi.Ato janë karakteristike apo cilësi fisnike e familjeve tona.
Të tjerët kanë besime,dogma e ideologji.
Ne dalim në protestë për bindjet morale të tjerët dalin për besime, dogma dhe ideologji.Ky është ndryshimi thelbësor.Lind pyetja çfarë na bashkon ne me ata ?
Qeveria po na çon përtej varferisë dhe në stacionin e mjerimit.Kjo gjë ka të bëjë me humbjen e identitetit të qenies njerëzore sepse do të thotë se ne jemi të paaftë të mendojmë për të jetuar,dhe si të tillë nuk jemi qenie njerëzore.
Tek identiteti njerëzor qëndron heshtas pasioni.
Ajo që na bashkon të gjithë është pasioni për të jetuar.Ky pasion nuk njeh kufi binjesh,besimesh,doktrinash,dogmash e ideologjish.
Kjo është protesta e dt.27 Janar.
Zgjedhjet janë procesi që diferencon mendimet për një qëllim tjetër zgjidhjen e të ardhmes përtej mbijetesës.
Këtu ndahemi dhe Partia Demokratike duhet të ndajë bashkpunimin që përcakton vetë ajo para zgjedhjeve me bashkpunimin që përcaktojnë qytetarët mbas zgjedhjeve.
Por deri athere duhet të respektojmë pasionin për të jetuar,protestat kundër qeverisë që na mohon një gjë të tillë.
A.Roshi,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.