E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rovena Voda:  Ndryshime në ligjin për dhënien e shtetësisë shqiptare
Politikë

Rovena Voda: Ndryshime në ligjin për dhënien e shtetësisë shqiptare

Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka paralajmëruar ndryshime në ligjin për dhënien e shtetësisë shqiptare. Gjatë një konference për shtyp, Voda tha, se tashmë do të ketë pasaporta shqiptare për ata që në tre breza faktojnë lidhje me një familjar me shtetësi shqiptare.

Ajo shpjegoi se pasaporta shqiptare do të jepet nga lidhjet etnike, teksa tha se janë të angazhuar që asnjë i lindur apo banues në territorin shqiptar të mos mbetet pa shtetësi shqiptare.

Voda sqaroi se pasaportë shqiptare do të ketë edhe për investitorët që kanë interes kombëtar, por duke rritur kontrollin në bashkëpunim me institucionet e tjera për të refuzuar ata që pastrojnë paratë ose kanë probleme me ligjin.

Sipas saj, ata persona që kanë probleme me ligjin, nënshtetësia mund t’ju hiqet me propozim të ministrit të Brendshëm.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.