Roza Lati takon Berishën/ Çfarë po ‘gatuhet’ mes të dyve
Dita e sotme ka qenë një ditë e ngjeshur për kryetarin e Partisë Demokratike.
Krahas gjithë axhendës së tij politike, Sali Berisha ka gjetur kohë edhe për të takuar moderatoren e mirënjohur, Roza Lati. Ka qenë vetë prezantuesja që ka publikuar fotot në rrjetet sociale, duke mos e fshehur simpatinë e saj për ish-kryeministrin.
“Mirëmëngjesi! Ne një takim me Politikanin me te forte qe mban mend ndonjëherë Historia Shqiptare. A e merrni me mend për çfarë biseduam??”- shkruan Roza Lati.
Nuk dihet nëse Roza e ka ftuar në emisionin e saj, apo Berisha e ka ftuar atë të bëhet pjesë aktive e Partisë Demokratike. Megjithatë jemi të sigurt që në ditët në vijim do të zbulojmë detaje të reja në lidhje me këtë takim dhe detajet që kanë diskutuar dy personazhet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



