E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfehet Adi Krasta: Ja pse u largova nga Top Channel
Uncategorized

Rrëfehet Adi Krasta: Ja pse u largova nga Top Channel

Adi Krasta realizoi një sezon të “E Diell”, në Top Channel, program që pati një mbështetje të fortë të kritikës e vlerësim publik, por kontrata është mbyllur pa përfunduar.

I ftuar sot në “Studio e Hapur” në News 24 ai pranoi të flasë sërish për largimin dhe thotë se e vetmja arsye e largimit të tij ishte mungesa e lirisë për të thënë dhe ftuar në emision ata që donte.

“Më kërkuan që kontrata me ta të mbyllej më herët se sa ishte përcaktuar. Nuk e kam të qartë arsyen por në fund ishte një ndarje xhentëlmenësh. Kemi koncepte të ndryshme për bërjen e televizionit. Unë jam i ndjeshëm për lirinë e fjalës, për të ftuarit, dua ata që i bëjnë drejtësi të vërtetës, që të jem i ndershëm dhe nuk e pata këtë liri”,- sqaroi Krasta.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.