E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rreziku  i ‘bumit turistik’ që vjen nga Kosova!
Sot

Rreziku i ‘bumit turistik’ që vjen nga Kosova!

Shqipëria ka pasur me të vërtetë një numër më të madh vizitorësh në vitin e shkuar, që me të drejtë mund të quhet edhe rekord.

Por ai ‘bumi’ që propagandon qeveria nuk është gjë tjetër veçse një realitet fals. Kjo shihet qartë nëse analizon kombësitë e pasaportave që mbizotërojnë në “Shqipërinë turistike”.

Fluks makinash me shqiptarë nga Kosova, në pikën doganore Morinë

Pjesën e luanit të këtij “bumi” e përbëjnë shqiptarët 24 karatësh: shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe diaspora jonë mbarë shqiptare.

Sot, që Kosova ka fituar lirinë e lëvizjes në vendet e BE dhe hapësirës Shengen, sipas të gjitha gjasave, numri i vizitorëve do të pësojë një ulje drastike, siç ka pësuar ulje edhe ardhja e vizitorëve nga Kosova në fundjavë në Shqipëri. Një dukuri që është vëre re tanimë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Por ajo që sjell një rezultat më të qartë për ta treguar këtë propagandë është statistika e Eurostat, e përcjellë nga Instat për numrin turistëve në vendet europiane, ku Shqipëria nuk figuron fare në listë.

Sipas kësaj statistike, ka të dhëna të frikshme të vendeve të rajonit si Kroacia, e cila ka në vit 36 milionë turistë. E kjo është realisht industri, një industri që nuk është aspak rastësi te një shtet që para se të bëhet vend i BE u kthye në një Austri Ballkanike me një infrastrukturë perfekte. Bregdeti kroat është një xhevahir ku as nuk shkohen nëpërmend përbindshat e betonit. E pikërisht për këtë konkurron ‘dhëmb për dhëmb’ me një tjetër përbindësh turizmi në Ballkan, siç është Greqia.

Kroacia ka vetëm 1 milionë më pak se meka e turizmit mesdhetar edhe pse ka hyrë mjaft vonë në garë.

Për të parë se si luajnë lojtarët realë në këtë industri ja vlen të shikosh shifrat dhe listën, ku Shqipëria as nuk figuron fare.

Eurostat sot publikoi numrin e turistëve vetëm për prenotimet online, për vitin 2023. Këtu nuk futen prenotimet e Hoteleve.

Propaganda false për bumin turistik: rreziku që vjen nga Kosova!

Franca      152 milionë

Spanja      132 milionë

Italia        100 milionë

Gjermania 46 milionë

Greqia       37 milionë

Kroacia     36 milionë

E kështu me radhë renditen pothuajse pjesa kryesore e vendeve që perdorin satistikat.

Në vitin 2023 vetëm Italia kapi shifrën 851 milionë turistë, për prenotimet në hotele dhe në pjesën tjetër që shihet në foto, atë të 100 milionë turistëve.

Flasim për industri? Është kjo listë. Nëse flasim për propagandë, ajo këtë vit Shqipërisë mund t’i kthehet kundër në Ksamil e Sarandë e mbi të gjitha me të ardhurit nga Kosova që do të zvogëlohen në masë.

Shqipëria vjet ka pasur thjesht vizitorë çantash dhe low coast nga Italia, por edhe nga Europa.

Shqetësimi i Edi Ramës është se këtë vit mund të ketë një numër krejt më të vogël të vizitorëve, pikërisht duke u nisur nga culësia e turizmit vitin e shkuar, kur pati një situatë kaotike të vizitorëve në jug.

Shqipëria natyrisht edhe këtë vit do të ketë vizitorë kryesisht të rinj të aventurës që duan ecjen dhe pjesnë malorë, apo edhe pjesën liberale në det, por ka gjasa të humbë shqiptarët e Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.