E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëzohet kërkesa e PD-së dhe LSI-së për anullimin e votimit për Teatrin
Politikë

Rrëzohet kërkesa e PD-së dhe LSI-së për anullimin e votimit për Teatrin

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkuan që të anulohet votimi për Teatrin Kombëtar, në një kërkesë ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Sipas tyre, në ankesë thuhej se janë manipuluar votat, duke votuar edhe ata që nuk kanë qenë prezentë.

Me urdhër të Ruçit është mbledhur Sekretariati për Procedurat dhe Votimet, për të shqyrtuar kërkesën.

Burimet nga mbledhja bëjnë me dije se pasi anëtarët e Sekretariatit kanë përfunduar shqyrtimin e votimit duke përfshirë edhe pamjet nga kamerat e Kuvendit kanë vendosur që votimi i seancës së kaluar të mos ndryshojë duke rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e PD dhe LSI, sipas BalkanWeb.

Më poshtë, është dhe kërkesa:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.