E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rruga  e Arbërit ka mbetur  rrugëve ..
Sot

Rruga e Arbërit ka mbetur rrugëve ..

Gjoka përlan miliona euro dhe nuk do ta përfundojë as në vitin 2024

Gllabëruesi i fondeve publike Rrok Gjoka, i njohur si ish-klient i Berishës, ka krijuar një skandal në Rrugën e Arbërit, duke vjedhur paratë publike dhe duke shkaktuar degradimin e rrugës. Kontrata koncesionare parashikonte përfundimin e rrugës në prill të vitit 2022, por problemet me tunelin e Murrizit shtynë afatin për 17 muaj të tjera. Megjithatë, ende ka dyshime nëse tuneli do të hapet në vitin 2024. Korrupsioni nuk kufizohet vetëm te tuneli, por edhe pjesa e rrugës që është ndërtuar tashmë ka shfaqur degradim dhe defekte. Paratë publike janë shpenzuar për riparime të shkarpave dhe defekteve në rrugë, të cilat nuk i ngarkohen koncesionarit.

Rruga e Arbrit është bërë një projekt që nuk mbaron kurrë, duke i kushtuar miliona euro shqiptarëve çdo vit. Qeveria ka hedhur para për të mbuluar dështimin dhe korrupsionin e Rrok Gjokës, duke tentuar të mbajë mbyllur zërat e kritikës. Rrugës i është vërejtur degradimi, me asfalt të shkëputur, ura të çara, dhe shkatërrim të pjesëve të rrugës.

Kompania Gjoka ka abuzuar me materialet dhe ka ndërtuar rrugën në mënyrë që të fitojë më shumë para. Situata është skandaloze dhe kush kalon nga Rruga e Arbërit e vëren shkatërrimin dhe mungesën e përgjegjësisë në kryerjen e punës. Rrugës së Arbërit, nuk përfundon as në 2024, pjesa e përfunduar degradoi për shkak të vjedhjeve. Po Dumani çfarë mendon kur shkon në Dibër?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.