Rruga e Kombit apo pistë patinazhi?
Rruga e Kombit apo pistë patinazhi?
Nga mediat raportohet se të paktën 20 automjete përfshirë dhe një autobus, janë aksidentuar si pasojë e akullit në rrugë. Akullit të patrajtuar nga mirëmbajtësi i rrugës për të cilën paguhet nga gjithë automjetet 2 herë te “trau doganor” i Kalimashit.
Nga komunikimet e Belës me kreun e ARRSH, mësuam se përveç tenderit të mirëmbajtjes paska dhe tender të monitorimit të mirëmbajtjes!!!
Shoferëve të shkretë nuk u mbetet rrugë tjetër, veçse t’ i kërkojnë një proces-verbal konstatimi policisë rrugore si dhe t’u dërgojnë faturat e shpenzimeve të riparimeve të dëmtimeve eventuale firmës mirëmbajtëse dhe firmës së monitorimit të mirëmbajtjes…
Përndryshe, mirë u takofshim në rrëshqitjet e radhës…/ Basir Çollaku
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



