Rruga e Kombit me pagesë, reagon Berisha: Rama takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njëri-tjetri
Lajmi se nga sot nis prova e pare për pagesën e çdo automjeti që kalon në Rrugën e Kombit, e ka ngacmuar edhe ish- kryeministrin Sali Berisha i cili ka reaguar në rrjetin social Facebook, ku shkruan se kjo është e turpshme që të taksohen shqiptarët që udhëtojnë tek njëri tjetri.

Postimi i Sali Berishës:
Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro në rrugën e Kombit!
Duke filluar nga sot, çdo automjet që do kaloje në rrugën e Kombit do paguaje taksën “Edvin”,5 deri në 10 euro!
Shqipëria nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milion euro të ardhura në vit. Në vend që një përqindje e tyre të përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njëri tjetri! Turpi i Kombit! sb
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



