Rruga në Porto Romano me baltë, qytetari: Si mund të mburret Rama dhe Sako me këto investime?
Infrastruktura e dobët rrugore është një nga problematikat me të cilën përballen banorët e disa lagjeve në Durrës. Së fundmi një qytetar, banor i Porto Romanos, denoncon rrugën e degraduar të zonës, që sipas tij është kthyer në një shqetësim jo vetëm për këmbësorët, por edhe makinat që çdo ditë duhet të shkojnë për kontroll tek servisi.
Duke ironizuar daljet e kryeministrit Edi Rama dhe Emirjana Sakos në këto prag zgjedhjesh të 14 Majit, qytetari shkruan se rruga ku kalon çdo ditë është në një gjendje alarmante që duhet të gjejë zgjidhje dhe të asfaltohet sa më shpejtë, pasi banorët e kanë të vështirë të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të baltës dhe ujërave të zeza që kanë plasur në rrugë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



