E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rudina Hajdari drejt shkarkimit si kryetare e grupit parlamentar
Politikë

Rudina Hajdari drejt shkarkimit si kryetare e grupit parlamentar

Rudina Hajdari pritet të shkarkohet nga pozicioni i kryetares së grupit kuvendor demokrat vetëm një javë pasi u zgjodh thuajse me unanimitet nga deputetët e listës së Partisë Demokratike, të cilët refuzuan bojkotin e Parlamentit.

Rudina Hajdari u shpall të Enjten e kaluar si drejtuese e grupit parlamentar demokrat. Por, vetëm dy ditë më pas, ajo u përfshi në debate me disa prej deputetëve të tjerë opozitarë, të cilët kundërshtuan pjesëmarrjen në formacionin e ri politik, “Bindja Demokratike”.

Në atë takim, Hajdari la të kuptohej se do të ishte ajo drejtuese e partisë së re opozitare. Deputetët e tjerë, të pranishëm në takim, u shprehën të dyzuar nëse ishte i nevojshëm krijimi i një partie të re apo duhet të qëndronin nën siglën të Partisë Demokratike, pavarësisht se linja zyrtare e opozitës reale nuk i konsideron më ata si pjesë të sajën.

Gjithësesi, dyzimi i deputetëve mori fund në momentin që u kristalizua skenari, në bazë të të cilit Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi kishin vendosur që të krijonin “Bindjen Demokratike”, duke e konsideruar të mirëqenë faktin se deputetët opozitarë do të ishin pjesë integrale e formacionit të ri politik.

Deputetët e “opozitës së re” e kuptuan shumë shpejt që ata po përdoreshin nga Astrit Patozi, nëpërmjet Rudina Hajdarit. Për këtë arsye, si hap i parë për “legjitimitetin” e tyre, për sa mund të quhen politikisht legjitim, deputetët e “opozitës së re” pritet të ndërmarrin hapin e parë-shkarkimin e Rudina Hajdarit nga posti i kryetares së grupit parlamentar demokrat.

Është ende e paqartë se kush mund të jetë pasuesi i Hajdarit në atë pozicion. Gjithësesi, për shkak të numrit ende të vogël të deputetëve “opozitarë”, alternativat për kreun e ri të grupit nuk janë shumë të mëdha.

Ndërkohë që pritet formalizimi i këtyre lëvizjeve, Rudina Hajdari, edhe zyrtarisht mund t’i bashkohet Astrit Patozit. Deputetja Hajdari, me një gjuhë të paqartë, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, nuk e pohoi, por as e mohoi përfshirjen e saj në “Bindjen Demokratike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.