E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rugova, Vllasi dhe Thaqi
Sot

Rugova, Vllasi dhe Thaqi

Nexhmedin Spahiu

Tre  personalitetet që shënuan 4 dekadat e fundit në Kosovë janë Azem Vllasai, Ibrahim Rugova, dhe Hashim Thaçi.

Te tre keta posedojnë filozofitë dominuese në Kosovë.
Azem Vllasai ka udhehequr Kosovën me filozofinë e bujkut. (Zaten edhe baba i tij këtë e ka vërejtur herët dhe nuk ka dashtë me lanë me shku në shkollë deri sa ka pa se është nxënës shembullor se ka menduar se është i mirë për bujk.). Azemi ka pasur durimin që të pret që proceset politike të piqen, t’i japin frytet e tyre qe pastaj t’i vjelë ato. Në fakt frytet kryesore politike ia hëngri të verdha Millosheviqi të cilit më vonë iu mpinë dhëmbët).

Ibrahim Rugova kishte filozofinë e bariut. Per bariun koha nuk ka rendesi, për të e rëndësishme është me e ruajtë grigjen. Dhe Rugova në kohën e kasaphanës ballkanike arriti ta ruaj grigjen (popullin e Kosovaës) me viktima minimale kundrejt rrezikut të llahtarshëm.

Hashim Thaçi udhëheqë Kosovën me filozofinë e cubit. Ai nuk mbjell asgjë (sic mbillte Vllasi) as nuk ruan asgjë (sic ruante Rugova), ai thjesht përvetëson frytet e gatshme.
Kur ndalet e mendon njeriu, sheh se tri profesionet dominante të shqiptarëve janë: cubëria, bagëtia e bujqësia atëherë nuk ështe e habishme që këto filozofi dominuan Kosovën në 4 dekadat e fundit..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.