E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia triumfoi sonte në Maqedoni me dështimin e Referendumit
Sot

Rusia triumfoi sonte në Maqedoni me dështimin e Referendumit

Kreshnik Osmani

Rusia triumfoi sonte në Maqedoni me dështimin e Referendumit. Serbia më agresive se kurrë në Veri te Kosoves në bashkepunim me “korrigjuesit” tanë të kufijve. Presidenti Grek më agresiv se kurrë kunder Çeshtjes Çame dhe shqiptarët plotesisht në gjumë dhe të dorezuar per arsye të kastes antishqiptare që dirigjon punet e tyre prej një kohe të gjatë. Aleanca sllavo- ruse ne bashkepunim me aleatet e saj te vjeter dhe te rinj ne rajon jane ne ofensive. Kjo tregon se ka ardhur koha për të zgjidhur njëherë e pergjithmone çeshtjen e shqiptareve ne Maqedoni, të cilet u lane me qellim jashtë të gjitha perllogaritjeve në caktimin e aksioneve etnike shqiptare tek marreveshja me Greqinë që konkludoi me emertimin e ri “Maqedonia Veriore”. Koha ka ardhur gjithashtu per të treguar fuqimisht se pa zgjidhje të plotë dhe perfundimtare të Çeshtjes Shqiptare në rajon nuk mund të sigurohet stabiliteti në Ballkan dhe se bashkesia Euro-Atlantiste duhet të behet gati per ta pranuar Putinin tek ujerat e ngrohta ne Mesdhe dhe në Adriatik qe sipas asnje llogarie e interesi euroatlantist nuk ka gjasa te ndodhë. Shqiptarët ne trojet e tyre duhet te ngrihen dhe te shporrin prej pushtetit kastat e korruptuara antishqiptare te cilat mbajne peng çeshtjet e medha te Kombit per te blere kohe per pazaret e tyre te pushtetit ne tregjet dhe ne bursat e gjeopolitikes rajonale dhe të asaj nderkombetare. Nese nuk i zgjidhim çeshtjet tona ne nje kohe te afert, nuk kemi per te patur mundesi per t’i zgjidhur me kurrë. Kush është kundra ta mbaje kete shenim dhe ta ballafaqoje me te ardhmen dhe me historinë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.