Rutte: Do i rrëzojmë avionët rus nëse do jetë e nevojshme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu mbështetjen e tij për qëndrimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që vendet anëtare të aleancës duhet të jenë të gatshme, në rast nevoje, të rrëzojnë dronët dhe avionët luftarakë rusë që hyjnë në hapësirën e tyre ajrore.
“Nëse është e nevojshme, pajtohem plotësisht me Presidentin Trump,” tha Rutte gjatë një interviste për Fox News.
Megjithatë, edhe sot nuk pati përballje të drejtpërdrejta.
“Dy avionë luftarakë hungarezë Gripen nga ekipi i Policisë Ajrore Baltike të NATO-s u ngritën sot nga Baza Ajrore Siauliai në Lituani, për të përgjigjur fluturimit të një Su-30, Su-35 dhe tre MiG-31 rusë pranë hapësirës ajrore daneze.
Ky veprim tregon angazhimin e Aleancës për të mbrojtur dhe ruajtur vendet baltike dhe krahun e saj lindor,” njoftoi Komanda Ajrore Aleate.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



