Sa euro do të na kushtojë nga taksat tona eskavatori i Mihalit?
Pano Soho
Nuk kam folur asnjë llaf për Mihalin deri tani, sepse deri tani ishte thjesht një mediatizim me efekte speciale të forta.
Një psikopat klinik në gjendje të lirë duke performuar, s’ishte gjë tjetër. U arrestua, iu kërkua falje zahmetlinjve. Kaq!
Të paktën deri tani…
Tani u kthye në serioze për kutin tim të vlerësimit të gjërave serioze. Sepse këto shembjet demonstrative, ku vendimet merren për dy ditë, pa respektuar asnjë afat njoftimi paraprak, pa asnjë procedurë, thjesht për hir të “etjes së popullit të Koloseut për gjak”, këto më shqetësojnë vërtet. Më kujtojnë një rast të ngjashëm, në Vlorë me pallatin e vjehërrit të Lul Bashës që i mori shtetit tonë në Strasbourg plot 13 milionë€, dhe aty më hypën tmerri..
Se, nga eksperienca e di që çdo kovë dhè që ekskavatori nxjerr nga rrënojat është baraz me 1.000€ që dalin nga xhepi ynë, nga taksat tona.
Tani jemi tek kova 238.. 239.. 240…241..
Dhe pirgu i dheut sapo ka filluar…!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



