“Sa herë përmend Babalet dikush përfundon pas hekurave”, Salianji i përgjigjet Ramës: Këtë radhë hyn…
Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar pas deklaratës së Ramës i cili ironizoi padinë e opozitës.
Rama tha se duhet të hetohen deri në fund duke i quajtur dosjet “Babale”. Ndëkohë Salianji në përgjigjen e tij shkruan se sa herë Rama përmend Bababen dikush futet në burg.

“Sa herë Rama përmend “Babalet” dhe perpiqet të ironizojë, dikush i perfundon pas hekurave për të shpëtuar disa të tjerë. Herën e parë shkoi në burg Geroni për të shpëtuar Xhafajn, këtë herë Rrahmoni për të shpetuar Ballën!”, shkruan Salianji në postimin e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



