E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
(S)a mund ta mbajë fjalën Lulëzim Basha ?!
Sot

(S)a mund ta mbajë fjalën Lulëzim Basha ?!

Ka premtuar Republikën e Re dhe ka marre mbështetjen e plote e antikomunistëve te djathtëve dhe demokrateve si askush tjetër por që në këtë momentin që duhet te ishte i hedhjes se themeleve të sajë dyshimit janë të shumta .

Pyetja që mbështetësit e tij sidomos ata që mbajtën gjallë qëndresën e protestën epike në “çadrën e lirisë” bëjnë sot vetëm pak ditë më vone është : A do ta mbajë fjalën Lulzim Basha ? !

Dyshimet e par kane filluar . Nga emërimet e ministrave teknike qe kane pak apo aspak lidhje me PD-ne e veçanërisht te djathtën tek mungesa e transparencës ne përzgjedhjen e kandidateve për deputete janë një sër arsye te qenësishme qe mbështetësit e “Republikës së Re “ të dyshojnë ne realizimin e sajë . Por ajo qe i ka bërë ata të ndjehen të zhgënjyer e ndoshta të dëshpëruar është ndërprerja e komunikimit nga z. Basha i cili ka prerë çdo kontakt me ta nga ia fizik tek telefonatat apo mesazhet . Askush nuk do ta kishte besuar një javë me pare që ai qe pathare e përqafonte çdo fshatar nga skajet me te thella te vendit ne çadrën e lirisë do të “zhdukej pa gjurme” që ne ditën e pare të mbylljes se sajë , Situatë vërtete dëshpëruese kjo !
Çfarë po ndodh e po gatuhet ne kaq fshehtësi në kampin e opozitës ku janë premtimet për republikën e qytetareve , demokrateve e antikomunisteve qe z. Basha premtonte dy e tre here ne ditë ne çadrën e lirisë, Ne se ata nuk marrin pjese ne procesin e përfaqësuesve te tyre ne kuvend ku dhe kure do te vendosin për Republikën e premtuar nga Basha .

Nuk është hera e parë që te djathtët antikomunistë janë prere në besë nga drejtuesit e PD-së por me pare kjo ka ndodhur pas zgjedhjeve , pas marrjes se votës. Por me sa duket z. Basha po tregohet shumë me “guximtar “ se paraardhësi i tij pasi po u “kthen shpinën” e injoron mbështetët e tij pikërisht para zgjedhjeve nje vetëvarsje e vertete politike e elektorale  . Kjo nuk duket gje e mirë për të, për PD-në e cila mund te dale edhe me keq se ë’të fitet ne zgjedhje ne se lideri i saj do te vazhdoje te sillet kështu . Por zhgënjimi i njerëzve mund te jetë fatal edhe për vetë .z Basha i cili me izolimin dhe mospërfilljen e tij ndaj atyre qe e besuan e për tre muaj e bene Lulin “e vocërr te madh” po riskon gjithçka .

Nuk dihet se pafare ka biseduar e vendosur Basha me Ramen ne marrëveshjen dhe bisedat e tyre koke me koke . Mund ta kenë mbyllur ne tavoline rezultatin e zgjedhjeve dhe mendojnë se nuk kane nevoje për zgjedhësit qytetarët për mbështetësit por kjo nuk mund te jete zgjedhje e për me tepër fitore. Mbase nuk është fare kështu por ne dalim ne këtë konkluzion pasi nuk ka logjike tjetër normale qe te justifikoje sjelljen post- çadriste te Bashës me mbështetësit e tij .

Republika e re e ishte një ëndërr e bukur për tu besuar por dështimi i saj mund te kthehet bumerang me shume se politik për Bashën pasi te njëjtët njerez qe e ngritën ne piedestal mund ta rrezojnë me te njëjtën force ne se i injoron e i gënjen Ne demokraci politikanët janë si anteu : Vdesin kur shkëputen nga toka !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.