E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sabriu elektricisti që dha jetën në krye të detyrës, dhe puthadoret e njeriut me Yamamoto
Uncategorized

Sabriu elektricisti që dha jetën në krye të detyrës, dhe puthadoret e njeriut me Yamamoto

Tre lajme që më vunë në mendime:
I pari tregonte një grusht njerëzish pak në moshë që i puthnin dorën njeriut me Yamamoto a thua se fëmijët ua kishte rritur ky me paratë që u jep veresie çdo muaj, e jo e anasjellta.

I dyti fliste për një grusht të rinjsh në Angli që krenoheshin se në burg i rrihnin të gjithë dhe pinin hashash sa ju donte qejfi.
Lajmi i tretë ishte shumë periferik dhe fliste për Sabriun, një elektricist i cili dha jetën në krye të detyrës, por askujt nuk ia ndjeu që të fliste më shumë për të.

Dy modelet që promovohen në Shqipëri, puthador ose gangster. Gangsterët ose janë në në emigrim. ose në qeveri/kuvend të votuar në masë nga puthadorët. Të dyja këto modele shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Harmoninë e prish ndonjë si Sabriu i shkretë, që në vend të puthjes së dorës apo grabitjes shkon dhe bën detyrën e jo vetëm, jep edhe jetën.

Njerëz si Sabriu i krijojnë bezdi sistemit, ndaj edhe ai nuk u jep vëmendje, nuk u përkushton lajme speciale, nuk i promovon, madje as i shpërblen. Sepse kushedi, mund të frymëzojnë puthadorët e ti shndërrojnë në punëtorë. Edhe shtohen ata që bëjnë punën. E nëse bëjnë punën e tyre do kërkojnë edhe llogari për punën e tjetrit…Ajo do ishte pastaj fundi i botës….i kësaj botës tonë të vockël./ Besian Pesha#

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.