E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sadije Berisha: Asnjë lider që votoni sot apo gratë e tyre sduan tja dinë për të ardhmen e Shqiperisë
Sot

Sadije Berisha: Asnjë lider që votoni sot apo gratë e tyre sduan tja dinë për të ardhmen e Shqiperisë

Sadije Berisha  ka përcjellë nëpëmjet rrjetit të saj social Facebook një mesazh për votuesit shqiptarë. Ajo e ka shoqëruar shkrimin me anë të një fotoje ku paraqitet një turmë delesh. Me këtë foto ajo ilustron shkrimin e saj lidhur me zgjedhjet që do të jenë ditën e nesërme në vendin tonë.

Sadije Berisha shkruan se njerëzit në Shqipëri votojnë pa baza dhe pa njohuri në qëllimet e drejtuesve të partive.

Ajo shprehet se asnjë prej liderëve nuk ka për qëllim të ardhmen e qytetarëve, dhe nënkupton që vota e njerëzve në Shqipëri, është votë delesh.

Statusi i Sadijes

Neser eshte dite votimesh ne Shqiperi:

fatkeqësisht shumica- nuk do votojnë për program-ata nuk i dinë qëllimet e vërteta të liderit që votojnë

– ata nuk njohin asnjë lider personalisht-ata besojnë verbërisht atë cka i ushqen media dhe premtimet bosne të liderve

– ata ndjejnë nevojën ti përkasin një grupi, ngjyre, apo kauze, se nevoja për të qenë pjesë e një tribuje është pjesë e ADN tonë

– ti përkasësh një grupi për ti adresuar fajet për dështimet dhe varfërinë e tyre grupeve të tjera

– pa e kuptuar që kjo është ajo cka duan liderët në mënyrë që te kenë pushtet mbi ta

-asnjë lider që votoni sot apo gratë e tyre sduan tja dinë për të ardhmen e Shqiperisë

– ata shqetësohen për pushtetin e tyre që do të thotë para dhe vice versa. ata pak që kanë kuptuar të vërtetën nuk do votojnë sot.

Pjesa tjetër fatkeqësisht do vazhdojë të ndjekë turmën e verbër dhe injorante drejt qendrave të votimit me mendimin se po ndryshojnë të ardhmen e tyre.

Nuk po e bëjnë. Ata thjesht po zgjedhin një lider të korruptuar në vend të një tjetri.

Zoti ju bekoftë ( mëshiroftë ?)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.