E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Saimir Tahiri, çun risku… /Nga Ylli Dylgjeri
Sot

Saimir Tahiri, çun risku… /Nga Ylli Dylgjeri

Sot nuk do të bëj humor! Më ndjeni miq. Kam dëgjuar  me vëmendje z.Saimir Tahiri në media, parlament  e kudo . E kam dëgjuar dhe ndjej dhimbje për njerzit që i marrin këto përgjegjesi në jetë.

Kam punuar dhe unë vite në MB. Kam nderuar 4 Ministra të Brendshëm. Të gjithë të majtë. Të gjithë socialistë.Të gjithë familjare. JO! Ka qënë shkollë e përgjegjësi tjetër e tyre.

E dëgjova, e dëgjova, deri në fund, dhe thashë:
Ky është çun risku!
Ku jemi sot?
Bilanci që i la vendit: qindra ha drogë të mbjella. Dhjetra ton drogë të magazinuara. Qindra te rinj të droguar. Më tej; Të vrare po.Të prangosur po. Sherre po. Oficerë policie të larguar e të pushuar nga puna si trafikantë. Një rini në ikje. Një opinion të shkatërruar. Një europë të larguar. Një Shqipëri të rënuar. Nje minister te kallxuar.

Ndërkohë, Saimiri djalë i ri mund të dënohet. Mund të bëj edhe disa vite burg. Në fund pasi të dalë mund të jetoj edhe si i pasur.

Ja vlen.
Ky sot quhet çun risku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.