E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Saimir Tahiri në Gjermani u takua me Ervin Matën”, Basha tregon prapaskenat e vrasjes në Bllok
Politikë

“Saimir Tahiri në Gjermani u takua me Ervin Matën”, Basha tregon prapaskenat e vrasjes në Bllok

Kryedemokrati Lulzim Basha, teksa ka numëruar sot ngjarjet e rënda kriminale që kanë tronditur vendin së fundi, ka nxjerrë një detaj nga përplasja mes dy grupeve me pasojë vrasjen në mes të ish-Bllokut.

“Ngjarja në Tiranë që na u shit si përplasje për një këngëtare është zbuluar se është përplasje për pazare droge. Në të janë përfshirë trafikantë të njohur dhe dokumentuar me lidhje nga pushteti. E mbani mend, kur Tahiri u nis për Gjermani pasi iu kthye pasaporta? Ishte në Gjermani me këtë Matën e përfshirë në sherrin me armë në lokal mes bandave rivale. Ka ndodhur në një lokal të preferuar të Ahmetaj dhe të ministrave dhe deputetëve të tjerë, në zemër të Tiranës”- tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.