E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha: Kryetari që fiton zgjedhjet e vitit 2025 do i nënshtrohet primareve për t’u bërë kryeministër
Politikë

Sali Berisha: Kryetari që fiton zgjedhjet e vitit 2025 do i nënshtrohet primareve për t’u bërë kryeministër

Ish-kryeministri Sali Berisha la të hapur mbrëmjen e sotme mundësinë e hapjes së garës për kryeministër të vendit pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ai tha se kryetari i partisë që do fitojë zgjedhjet do duhet t’i nënshtrohet primareve për të drejtuar qeverinë.

“Ajo do ishte një skemë artificiale. Unë mund të bëj këtë që kryeministri të zgjidhet në primare edhe pasi kryetari të fitojë zgjedhjet.

Kryetari që fiton zgjedhjet jo domosdoshmërisht do jetë kryeministër. Nëse garon një tjetër që pëlqehet më shumë se unë rruga është e hapur. Do jetë në garë bashkë me mua”, deklaroi Berisha në Zonë e Lirë.

Ai tha se ka pasur në plan rikthimin në parti që para përjashtimit nga Lulzim Basha. “Kam pasur insistime të mëdha për t’i rikthyer por nuk i kam marrë për bazë.

Por unë ditën e votimit të Lulzim Bashës për kryetar unë u kam thënë gazetarëve kurrë mos thuaj kurrë. Kisha një plan për të hequr Bashën pa diskutim. A do ishte rikthimi im që do hiqte Bashën apo një mekanizëm tjetër nuk mund ta them sot. Por plani për të hequr Bashën ishte”, u shpreh Berisha.

Nga PD janë larguar vetëm ata që nuk kanë pranuar rezultatin e votës”, Berisha: Kryetari i Partisë Demokratike në të ardhmen do të ketë vendimarrje të kufizuar

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë një interviste të dhënë për emisionin Zonë e Lirë se Komisioni i Rithemelimit do të bëjë hapjen e partisë Demokratike drejt figurave të reja për të sjellë ndryshimin e dëshiruar nga shqiptarët.

1

Ai shtoi se statute i Kuvendit të 11 dhjetorit bën që vendimarrja e partisë të mos jetë në dorën e kryetarit por të jetë kolegjiale në bazë të organeve të partisë.

“Gjatë historisë së Partisë Demokratike janë larguar ata që nuk kanë pranuar rezultatin e votës. Por me statutin e ri do të kemi një dimesion tjetër që do të shtrihet nga anëtari i partisë deri te kryetari i Partisë Demokratike. Kryetari do të ketë kompetenca më të kufizuara në vendimarrje. Vendimarrja do i kalojë Kryesisë dhe organeve të tjera të cilët nuk do të jenë në varësi të kryetarit por të zgjedhur nëpërmjet votës. Statuti është një rikthim i vlerave demokratike.

Partia Demokratike do të jetë e hapur ndaj vlerave më të mira të shoqërisë civile dhe botës akademike në Shqipëri dhe jashtë saj. Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që emigracioni shqiptar të jetë pjesë e jetës ekonomike dhe politike. Ndryshimi duhet të jetë kryefjala jonë për shqiptarët.

E kërkojnë shqiptarët dhe ne duhet të hartojmë dhe programojmë me të gjithë elementët njerëzor, të paraqesim përpara shqiptarëve ndryshimin që ata duan. Problemi është se ndryshimi nuk sillet me 2 apo 3 persona. Ndryshimi ka të bëjë me një qëndrim ndaj normave dhe demokracisë. Nuk mund të ndërtoj shtet ligjor një parti që shkelmon statutin e saj. Këtu hapja e partisë drejt think-tankeve drejt grupeve përbën një domosdoshmëri që të realizojë programin e tyre”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.