E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha zbulon planin: Do udhëheqim  bashkë me Ilir Metën
Politikë

Sali Berisha zbulon planin: Do udhëheqim bashkë me Ilir Metën

Udhëheqje kolektive!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar planin e bashkëpunimit me Ilir Metën, i cili pasi të lerë postin e Presidentit më 24 korrik ka deklaruar se do të jetë aktiv në politikë.

Sipas Berishës, ideja e tij është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku siç theksoi rol kryesor do të ketë Partia Demokratike.

Berisha u shpreh i hapur që frontit opozitar ti bashkohen edhe faktorë të tjerë nga shoqëria civile apo njerëz të shqyar, duke bërë që Rama të përballet me frontin për Shpëtimin e Shqipërisë.

“Ideja ime është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku rol kryesor ka PD. Kontributi i çdo force politike, apo faktori tjetër, organizata të shoqërisë civile, individ i shqyer është i mirëpritur. Ne jemi të hapur. Rama duhet të përballet me frontin për shpëtimin e Shqipërisë.

Pjese nga deklaratat

Berisha: Disa herë jemi takuar në Baku me Presidentin Meta. Ai i mbyll këtë javë detyrimet. Mirëpritet kontributi i tij dhe i LSI-së në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Do bashkohemi me të gjitha forcat politike që besoj se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve.

Pyetje: A ju dha fjalën Ilir Meta që do bashkohet me ju?

Berisha: Disa herë jemi takuar në Baku me Presidentin Meta. Ai i mbyll këtë javë detyrimet. Mirëpritet kontributi i tij dhe i LSI-së në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Do bashkohemi me të gjitha forcat politike që besoj se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve.

Pyetje: Do të keni një koalicion me bashkëkryetar apo PD do ta udhëheqë

Berishës: Ideja ime është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku rol kryesor ka PD. Kontributi i çdo force politike, apo faktori tjetër, organizata të shoqërisë civile, individ i shqyer është i mirëpritur. Ne jemi të hapur. Rama duhet të përballet me frontin për shpëtimin e Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.