E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Samir Mane shiti 150 mln euro vila dhe apartamente vitin e kaluar
Ekonomi

Samir Mane shiti 150 mln euro vila dhe apartamente vitin e kaluar

Grupi Balfin i Samir Manes deklaron se shiti mbi 150 milionë euro pasuri të paluajtshme vitin e kaluar, kryesisht vila, apartamente, por edhe hapësira komerciale në projektet që ka në zhvillim. Sipas revistëszyrtare të grupit, 2022-shi ishte një vit i artë për krahun imobiliar të grupit, teksa shitjet u rritën me 120 për qind krahasuar me një vit më parë duke tejkaluar me 85 për qind parashikimin buxhetor të periudhës.

Kompania deklaron se shifra prej 150 milionë eurosh e të ardhurave ka ardhur nga shitjet e pronave në resortin Green Coast në Palace, atë Vala Mar në Gjirin e Lalzit, kompleksin Univers City pas Qendrës Tregtare Univers dhe disa ndërtimeve të tjera që Balfin po zhvillon në qytetin e Korçës. Ndërkohë që rritje kanë shënuar edhe të ardhurat nga qiratë.

Grupi, i cili është një nga përfituesit më të mëdhënj të lejeve të ndërtimit në Shqipëri, thotë se për vitin 2023 ka lançuar 2 investime të reja në fushën e ndërtimit, Vlora Marina dhe Fshatin Green Coast, të cilët u shtohen projekteve ekzistuese si Univers City dhe Rolling Hills në Liqenin e Farkës.

Shifrat e raportuara nga Balfin konfirmojnë se kompanitë e ndërtimit dhe bizneset në fushën e pasurive të paluajtshme po kalojnë një periudhë të artë me fitime të jashtëzakonshme, teksa kërkesa për ndërtime në Shqipëri vijon të mbetet e lartë dhe çmimet vazhdojnë të rriten, pavarësisht rritjes masive të ofertës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.