E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sanders, Basha dhe paga minimale
Sot

Sanders, Basha dhe paga minimale

Bernie Sanders, një nga aspirantet e se majtës amerikane për President, është një nga avokatet më të fortë të rritjes së pages minimale. Në parafushaten e ketij viti, në shumicën e daljeve të tij publike, kali i betejes elektorale të Sandersit ka qenë premtimi se në SHBA nuk do të ketë asnjë punonjes që paguhet më pak se 15 dollarë në orë.

Tezat e majta me rritje pagash per shumicen e qytetareve, që financohen nga rritja e taksave per të pasurit janë joshëse per elektoratin. Edhe në Shtetet e Bashkuara, ndodh e njëjta gjë.

Por sapo amerikanet nisen të besonin Sandersin, në media shpertheu një lajm ironik. Punonjesit e stafit elektoral të Sanders hyne në grevë. Shkaku? Sanders i paguante më pak se sa 15 dollarë në orë. E majta dhe hipokrizia flirtojnë shpesh me njera tjetren.

I turperuar nga publikimi i lajmit, Sanders nxorri shefin e shtabit elektoral te deklaronte se te gjitha pagat e punonjesve te stafit do te rriteshin menjehere ne 15 dollare per ore. Por ketu fillon kapitulli i dyte i hipokrizise. Ne te njejten kohe qe njoftuan rritjen e pagave, Sanders dhe shefat e tij te fushates urdheruan reduktimin e oreve te punes per stafin.

Per ta thënë më qartë, të ardhurat per punonjesit e Sanders mbeten në po të njejtat nivele, pasi rritja e rrogave u shoqerua me uljen e oreve të punes.

Bota nuk funksionon sipas premtimeve te politikaneve, por ne baze te ligjeve te fizikes, matematikes, dhe ekonomise. Dhe nje nga ligjet bazike te ekonomise, eshte: sa here qe cmimi i nje malli rritet, kerkesa per kete mall bie. Kjo vlen edhe per punen.

Ne fakt ky eshte thelbi i gjithe debatit per rritjen e pages minimale me ligj. Sapo nje qeveri urdheron rritjen e pages minimale, bizneset shkurtojne vendet e punes. Sandersi, pati fatin e keq qe ishte edhe “qeveri” edhe punedhenes ne te njejten kohe dhe i beri te dyja. Edhe rriti pagen minimale. edhe u shkurtoi oret e punes punonjesve duke i lene me te njejtin nivel te ardhurash.

Historia e Sanders mu kujtua një ditë më parë, teksa dëgjoba kryetarin e opozitës, zoti Basha të premtoje se do të rriste pagën e detyrueshme minimale në 300 euro. Sigurisht, sigurisht edhe këtë herë të ardhurat do të gjenden nga taksimi i të pasurve. Ose më mirë oligarkëve. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.